Festivali “Ekranit i Artit”, Shkodra do të shndërrohet në qendër të artit vizual dhe kinemasë

18 Qershor 2025, 15:43Kulturë TEMA
Festivali “Ekranit i Artit”, Shkodra do të shndërrohet

Nga data 18 deri më 22 qershor, Shkodra do të mirëpresë edicionin e tetë të festivalit ndërkombëtar “Ekrani i Artit”, një ngjarje e rëndësishme kulturore që ndërthur video artin, kinemanë e shkurtër dhe të gjatë, dokumentarë dhe fiction nga artistë shqiptarë dhe ndërkombëtarë.

111 projekte vizuale, mes tyre 40 premiera shqiptare, do të shfaqen në mjedise të ndryshme kulturore të qytetit, transmeton rtsh.

Risia më e madhe është që do ti japim edhe më shumë qytetit me 4 led wall që do të bashkohen tek “Ekrani i Artit”, por do të rikthehet edhe kinema “Republika””, u shpreh drejtoresha artistike, Tea Paci.

Festivali do të sjellë jo vetëm projeksione të veprave artistike por edhe një seri bisedash dhe takimesh me autorë dhe profesionistë të fushës, duke e kthyer Shkodrën në një platformë bashkëbisedimi për artin vizual bashkëkohor. “Kartolina nga larg” është tema e këtij viti.

“Ekrani i Artit” është tashmë një traditë që promovon qytetin e Shkodrës në disa dimensione: kulturor, artistik dhe turistik, duke sjellë bashkë komunitetin vendas dhe artistë nga e gjithë bota. Hyrja në aktivitetet e festivalit do të jetë e hapur për të gjithë të pasionuarit pas artit vizual dhe filmit.

Lini një Përgjigje