Tinguj që flasin gjuhën e joshjes: "Libertango", koncert në TKOB

18 Qershor 2025, 13:33Kulturë TEMA
Tinguj që flasin gjuhën e joshjes: "Libertango", koncert

“Libertango”, koncerti instrumental u mbajt në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit.

Libertango vjen si një koncert instrumental që na fton të humbasim mes emocioneve dhe të udhëtojmë shpirtërisht drejt Argjentinës së largët, atje ku tangoja lindi nga shpirti i popullit dhe fryma e dashurisë.

Një program i veçantë me vepra si: Taquito Militar, Adios Nonino, Milonga de mis amores, Escualo, Tango, Libertango, Oblivion, erdhi I interpretuar nga Evjord Ngjeliu, Deniola Kuraja, Rezart Dosti  Kontraba dhe Besian Herri.

Një pjesë e programit ishte në kuartet, një pjesë tjetër në trio dhe pjesa e fundit erdhi në një kërcim në tango.

“Libertango” që erdhi në një stil ndryshe, u prit me duartrokitje dhe emocione nga publiku, transmeton euronews.

Lini një Përgjigje