“Shadow – Euridika thotë”, nga fituesja e Çmimit “Nobel” Elfride Jelinek, është premiera që pritet të shfaqet për publikun në datat 27 dhe 28 tetor në TKEKS në kuadër të Javës Kulturore Austriake.
Një produksion i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në bashkëpunim me Ambasadën Austriake në Tiranë dhe Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Për të kuptuar më shumë nga kjo shfaqje të ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” ishin dy aktoret Albana Kocal dhe Flobensa Bazati.
“Ishte një punë e madhe prej dy muajsh dhe së bashku me regjisoren austriake.
Thelbi i veprës është për të treguar lirinë e gruas dhe e gjithë kijo vjen përmes dialogjeve dhe monologjeve.
Është një vepër specifike që nuk ka një linjë se deri ku do të shkojë.
Është një revoltë e brendshme që shkon në dimensionet e lirisë dhe kjo e bën të veçantë këtë vepër që vjen për herë të parë në Shqipëri.
Loja e aktoreve dhe regjisores janë në funksion të veprës, ku identiteti i lashtë grek i ndërthurur me modernen bëhet për të futur spektatorin në ndjesinë që personazhet japin.
Pra nuk ka njnë lloj skenari që do i qëndrohet preciz”, theksuan aktoret.
“Shadow – Euridika thotë”
“Ndoshta duhet të shkoj në një koncert rock në vend të botës së nëndheshme?”
Orfeu dhe Euridika janë mishërimi i të dashuruarve. Kur Euridika vdes para kohe pasi pickohet nga një gjarpër, Orfeu futet në botën e nëndheshme për ta rikthyer në jetë, duke magjepsur Hadesin me muzikën e tij.
Por çfarë ndodh nëse Euridika nuk dëshiron të kthehet? Po nëse ajo refuzon të shihet si simbol i dashurisë së tij që ai ka nevojë për ta shpëtuar? Çfarë ndodh nëse ajo hedh poshtë versionet e identitetit femëror që i ofrohen? I flak ato sikur të ishin rroba të stinës së kaluar?
Miti i lashtë grek dhe realiteti modern femëror janë të ndërthurura ngushtë në tekstin e Elfriede Jelinek, që na flet nga perspektiva e një zëri të papritur. Po nëse vetë objekti i dëshirës ngre zërin e saj?
Me pelqen QAMILJA DHE AJSHEA SI AKTORE ,,,,
Cfare ndodh nese Euridika nuk deshiron te kthehet?! Ndodh qe Orfeu e shikon ne sy dhe per t'u siguruar qe e kuptoi sakte e pyet perseri "Vertet nuk deshiron te kthehesh?" sepse gjthe ajo rruge vajtje - ardhje duhet justifikuar disi me sigurine se dashuria e tij nuk deshiron me te jete dashuria e tij, jo per Euridiken po per qetesine e tij shpirterore. Dhe keshtu, i qete shpirterisht dhe ne respekt te plote te zgjedhjes se ish-it te tij, duke u larguar mendon me vete: E deshe bicikleten, tani pedalo, ne Had, ne koncert rroku, apo maje pankartave te liberalisteve!