SHBA i dorëzon Arkivit të Shtetit shqiptar 8 mijë dokumente

4 Shkurt 2024, 19:00Kulturë TEMA

SHBA i dorëzon Arkivit të Shtetit shqiptar 8 mijë dokumente

Një pjesë, të krijuara nga institucionet amerikane për Shqipërinë

Fondi i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, pasurohet me mijëra dokumente të reja.

“Mbi 8 mijë dokumente mbi Shqipërinë dhe shqiptarët, të ruajtura në arkivat amerikanë, janë kthyer në tokën amë, pikërisht në Arkivin e Shtetit”.

Fondi i dorëzuar përmban një varacion dokumentesh, që nga kontributet e personaliteteve të shquara në kulturë, deri tek marrëdhëniet politike.

Ky dokument i vitit 1945 dikur i klasifikuar si sekret, shtjellonte me imtësi situatën zgjedhore politike në Shqipëri, dhe marrëdhënien pozitive që po lindin mes Shqipërisë komuniste dhe Bashkimit Sovjetik.

Një përshkrim i detajuar çka tregon edhe vëmendjen e Uashingtonin për situatën e vendin tonë. Këto dokumente do të jenë të gjitha në dispozicion të studiuesve.

Ndërsa kreu i arkivave u bën thirrje kujtdo që ruajnë, dokumente me vlerë historike, t’i dorëzojnë në Arkiv.

Fonde të tjera të rëndësishme që janë dorëzuar së fundmi në drejtorinë e Arkivave ka qenë ai i poetit të shquar Lasgush Poradecit dhe veprimtarit politik Reuf Fico.

2 Komente

  1. f
    foxy kleopatra

    gabim shume i madh ! Shqipot do fshijne bythen me ato dokumanta sic kane bere ne shekuj

    Përgjigjjuni
    1. B
      Buda

      Dokumente jetike per shkencen historike shqiptare te Luftes se Dyte Boterore ka ne Arkivin Historik te Londres.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje