Aktivistët i hedhin supë pikturës së Mona Lisa-s në shenjë proteste

29 Janar 2024, 11:18Kulturë TEMA
Aktivistët i hedhin supë pikturës së Mona Lisa-s në

Protestuesit për mjedisin kanë hedhur supë mbi pikturën e Mona Lisa-s në muzeun e Louvre në Paris. Fatmirësisht, kryevepra e Leonardo Da Vinci-t ishte e mbrojtur me një xham, që nuk lejoi dëmtimin e saj.
 
Supa u hodh nga dy aktiviste, të cilat thirrën para pikturës: “Ç’është më e rëndësishme? Arti apo e drejta për ushqim të shëndetshëm? Sistemi juaj bujqësor është i sëmurë. Fermerët tanë po vdesin në punë”, thanë ato dhe vandalizuan pikturën.

Sipas grupimit të quajtur “Riposte Alimentaire” (“Kundërsulmi ushqimor”) mori përgjegjësinë për sulmin dhe në një postim në X (ish-Twitter) u shpreh se protesta ishte një përpjekje për të integruar ushimin në sistemin gjeneral të shoqërisë.
 
Sipas muzeut të Louvre, anëtarët të “Riposte Alimentaire” i hodhën supë me kungull pikturës së famshme në orën 10:00 sipas orës lokale, por nuk pati dëme. Ndërkohë, ministri i Kulturës, Rachida Dati, u shpreh se sulmi është i pajustifikueshëm.
 
“Si trashëgimia jonë, piktura i përket brezit të së ardhshëm”, tha ai në X.
 
Ndërkohë, në Francë ka pasur shumë protesta nga fermerët, të cilët shprehen se sistemi bujqësor po ndikon negativisht në punën e tyre.
 
Sa i përket pikturës së Mona Lisa-s, ajo është e mbrojtur nga xhami që prej fillimit të viteve ’50, pasi dikush tentoi t’i hidhte acid. Në vitin 2019, muzeu tha se instaloi një xham antiplumb dhe transparent, i cili e mbrojti edhe nga sulmi i vitit 2022, kur një aktivist hodhi tortë mbi të.
 
 
 

6 Komente

  1. E
    E kote

    Mona Liza eshte e mbrojtur nga xham antiplumb.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Darka e Xhokondes

      Me cfare ishte supa?

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lexhenda

        Me domate dhe bizele.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Darka e Xhokondes

          Po i befte mire.

          Përgjigjjuni
      2. E
        Edepseza

        Nuk i jepet Xhokondes supe me karrota ore. Do kuzhine te larte, haute cuisine francaise.

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fjale me vend

          E bejne qe te fitojne fame !!!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje