"Do shkrihet Teatri Migjeni" - Reagon Benet Beci: Ja e vërteta

27 Janar 2024, 17:15Kulturë TEMA
"Do shkrihet Teatri Migjeni" - Reagon Benet Beci: Ja e vërteta

Më 24 janar 2024 Këshilli bashkiak i Shkodrës ka marrë një vendim që urdhëron ‘shkrirjen e institucioneve në varësi të bashkisë së Shkodrës”. 

Në mes 5 institucioneve është dhe Teatri Migjeni.

Ky vendim ka ngjallur reagime të shumta.

Vetë drejtori i Teatrit Migjeni, Arjan Çuliçi, shprehet se nuk ka asgjë të vërtetë, madje thotë se janë në kulmin e provave për disa aktivitete që do të shoqërojnë tempullin e artit dhe të kulturës në Shkodër gjatë të gjithë vitit 2024.

Pas tij, ka reaguar edhe Kryetari i bashkisë së Shkodrës Benet Beci. 

Beci tregon të vërtetën lidhur me procedurën që do të jetë pas vendimit të këshillit bashkiak.

Reagimi  

Institucionet kulturore nuk janë më arat e babës!

Disa thonë që është kohë e humbur të merresh me përgënjeshtrime. Disa të tjerë thonë që përgënjeshtrimi amplifikon gënjeshtrën, po nuk ndërron mendjen e gënjeshtarëve. Unë vetë s’jam mësuar as të gënjej as të humbas kohë me gënjeshtarët. Por duke parë se si gënjeshtra për Teatrin “Migjeni” ka shqetësuar njerëz krejt të sinqertë e dashamirës po i them edhe unë dy fjalë.

Me ardhjen në drejtimin e bashkisë Shkodër, kemi parë e dëgjuar nga brenda gjëra që të vjen sekëlldi t'i dish dhe vjen turp t'i thuash publikisht.

Në Shkodrën ku kultura e sporti janë kryefjalë e historisë, shpirtit, vetëdijes dhe shpresës së qytetit, ne trashëguam një organikë të teatrit "Migjeni" ku 70 % të rrogave u jepeshin individëve që nuk kishin asnjë lidhje me rolin e teatrit, por me punë të tjera mbështetëse, të cilat edhe ato nuk ishin bërë megjithëse mund të bëhen me shumë më pak njerëz të futur në bordero për ato punë.

Aktorët bënin prova pa asnjë kusht, trajtoheshin për keqardhje dhe lekët e biletava nuk dihet nga përfundonin, ndërsa ato të shpenzuara për naftë mbase kanë ngrohur teatrin e politikës po Teatrin “Migjeni” jo njëherë.

Idem edhe në insitucione të tjera kulturore e sportive, ku organikat e fryra me punonjësish “mbështetës”, ishin një tallje e madhe me gjendjen e mjediseve të tyre.

Gënjeshtarët në fjalë që kanë mbushur Shkodrën me lajmin se po shkrihet Teatri “Migjeni” janë fiks përgjegjësit për mjerimin e mësipërm.

Ne kemi krijuar një drejtori të veçantë, e cila do të përmbushë nevojën e shërbimeve mbështetëse të insitucioneve, duke shkurtuar shpenzimet për qoka “mbështetëse” të teatrit politik dhe duke vënë në punë një sistem të ri për mirëmbajtjen e menaxhimin e godinave.

Teatri do të jetë po aty, trupa e artistëve të teatrit do të jetë aty, institucionet e tjera kulturore, sportive e arsimore, do të jenë po aty. Drejtuesit e tyre do të jenë po aty, por do të merren me art, kulturë, sport e arsim siç iu takon, jo me punët angari që duhet t’i bënin ata që morën rroga plot po nuk i bënë kurrë.

Buxheti për kulturën dhe sportin bashkisë Shkodër në vitin 2024 është 50 % më I lartë se në 2023. Rrogat dhe honoraret e punonjësve të artit e kulturës janë edhe ato më dinjitoze. Edhe mirëmbajtja e godinave të institucioneve përkatëse do të jetë dinjitoze dhe kurrë më skandaloze.

Kjo është e vërteta ime, të tjerat le t’i vlerësojnë shkodranët.

17 Komente

  1. G
    Gurabardhi

    Bravo z. Beci! Mendoj se Shkodra, pas 33 vitesh sulltanat berishist, me ardhjen tuaj në krye të bashkisë, gjeti përseri rrugën e vet, të artit kulturës dhe patriotizmit. Në Shkodër fanatizmi dhe, antishqiptarizmi janë rrezik i madh.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fshatari

      Une se di nqs se teateri do shkrihet apo do ngrihet por e verteta eshte se s,ekziston art nene obmbrelen e shtetit ne cdo vend te botes. Edhe ne ato vende te zhvilluara perseri rrymat degjeneruese si seksualizmi, ŕracizmi, atisemetizmi etj etj plera jane dominuese. Cudia eshte se ne Shqiperi besimi ne shtet eshte sh I larte. Fuck shtetin.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Beno

        Je shume i qarte dhe i sakte shoku Beqir Beci

        Përgjigjjuni
        1. D
          Drmokrati tirans

          Nje bravo e madhe i takon z.Benet. Ndermarrjet ne varesi te bashkise kane qene e jane jo vetem ne Shkoder por edhe ne qytete te tjera, qendra te pageses se dembeleve. Shiko ndermarrjet e ujesjellsave e ne vazhdim.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dhëmbeli

            Ky është ai person që i ka mungar Shkodrës , prej kur s’mahet mënd !

            Përgjigjjuni
            1. T
              TIRONSI

              Je gjigandi i Shkodres, i nderuar Benet Beci, kemi besim te plote tek ty qe Shkodren Loce, do ta ngresh nga pergjumja qe i injektuan bastarded e pd/se. Suksese qytetareve te dashur shkodran. URIME BENET BECI

              Përgjigjjuni
              1. T
                Telo qemanexhiu.

                Ky soji i aktorëve tek ne doli më i paafti pas 90-tës. Po ka turp më të madh që aktorët të presin t'i ushqejë shteti, si ata zogjtë e vegjël që i ushqen e ëma në fole? Kur ata duhet të ishin sot nga njerzit më të pasur? Është bërë milioner ai i NISH Tullës (dhe bravo i qoftë) kur këta krruajnë xhepat për një kafe? Miliona drama dhe komedi janë shkruar nëpër botë, merrini, përkthejini qoftë edhe me Google translate dhe përshtatin për skenë. Do fitoni pak në fillim, do shlyeni edhe ndonjë kredi bankare sa për fillim, pastaj do ngriheni në këmbë. Por këto nuk bëhen siç veproni ju, duke ndenjur tërë ditën në kafene dhe mbani nëpër gojë njëri tjetrin. Aktorët tek ne kanë shpallur veten të zgjuar dhe për t'a treguar zgjuarsinë nuk bëjnë asgjë, por rrinë gjithë ditën duke u qarë si një fëmijë i mbetur në mes të katër udhëve. Turp!

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tironci

                  Rrespekte zoti Benet Beci jeni i rrespektuar e dinjitoz per detyren qe mban , nuk te meritojn nje pjes e madhe e shkodranve qe jan lidhur deri ne vdekje me saliun xhozin dhe ate pandoflen ish ktyetaren ademi , por ti perfaqson shkodranet qe duan shtet qetesi e mirqenie , rrespekte zoti Beci dhe kurajo per detyren qe mban .

                  Përgjigjjuni
                  1. V
                    Vranakonti

                    Bravo Benet Bec! Urime dhe suksese ne detyren e kryetarit te Bashklse Shkoder.

                    Përgjigjjuni
                    1. k
                      kur njeriu ndjen kënaqësi...

                      Përkushtim dhe suksese të uroj nga larg pa të njohur fare, por duke ndjekur atë që është bërë deri tani. Më mahnisin festimet , pamjet e Shkodrës loke deri tani duke kujtuar vargjet e Filip Shirokës: ...Lamtumirë o mori Shkodër, lamtumirë o ti Cukal, zhduket Buna nën një kodër, zhduket Drini nënë një mal...Në fakt këto janë vargje që i përkasin emigrantit që më përkasin edhe mua pavarësishtë se jam nga jugu; sot Shkodra është ndryshe: një vënd i bukur dhe i admirueshëm për ta parë, por ndoshta dhe shpresoj edhe për të jetuar. Ju uroj të vazhdoni rrugën e nisur, Benet Beci !

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Tirana

                        Nje pergjigje qe mund te sherbeje si Shkolle e Transparences, jo vetem per Shkodren, por per gjithe shtetin shqiptar.

                        Përgjigjjuni
                        1. g
                          gjergji

                          Tradicionalisht kto parulla perhapen gjersisht nga vete aktoret me te dobet e qe vetem aktor nuk jane(marrin kot se koti rrogen) por te lidhur ngusht me banden Saliberishiane ne Shkoder,te atyre aktoreve te lidhur me politiken (natyrisht me drejtuesit e bashkis Shkoder) qe nuk lejuan qe arkivoli i te madhit e te paharrushmit ,legjendes humorit shkodran e mbare kombetar Tano Banushi ti behet ceremoni mortore minimale bilez as ti afrohet Teatrit Migjeni.Ky ishte turpi kombetar i ketyre aktoreve qe nuk kan asnje lidhje apo te dhena te aktrimit,me perjashtim te "gojes" te madhe. Bravo Benet.Tani besoj se rizgjimi e dalja nga "koma" e qytetit tim te dashur ASHT PERSHPEJTU e natyrisht zoti te bekoft o Benet per at qe ban per at Shkoder qe ne emigrantet patjeter cdo nate shmallemi me te e ku me mallin e nostalgjin qe nuk humbet kurr per Shkodren shkojme e flejme.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje