Hark triumfi në Serbi, arkeologët zbulojnë një vendbanim të lashtë romak në Viminacium

24 Janar 2024, 12:18Kulturë TEMA
Hark triumfi në Serbi, arkeologët zbulojnë një vendbanim

Në Serbi është zbuluar një hark triumfi i lashtë romak i cili daton që në shekullin e tretë. Sipas arkeologëve, ky sit arkeologjik ndodhet pranë qytetit të Kostolacit, kryeqyteti i provincës romake të Moesia, 70 km në lindje të Beogradit.

Arkeologët sqarojnë se fillimisht ranë në gjurmët e këtij harku në muajin dhjetor ndërkohë që ishin duke u bërë punimet për rrugën e këtij qyteti.

"Viminacium tani është pasuruar me një hark triumfal, i cili është një objekt jo shumë i zakonshëm, veçanërisht në këtë pjesë juglindore të Evropës. Në Romë ka pasur rreth njëzet të tillë, ndoshta më shumë. Ka edhe në zonën përreth, më i afërti ishte në Selanik, por këtu në këtë rajon, ky është harku i parë triumfal", tha drejtori i Institutit Arkeologjik, Miomir Korac.

Ndërsa asistenti i Korac thotë se kjo zonë e qytetit ishte një lagje elitare, ndërsa objektet që janë gjetur në të tregojnë për periudhën kur në këtë qytet kishte jetë.  

“Ne shohim ndërtesa që datojnë në shekullin e dytë kur kjo zonë e qytetit ishte një lagje elitare dhe në fillim të shekullit të tretë kur u ndërtua harku. Këtë e dimë duke u bazuar te ato që kemi gjetur këtu, zakonet e vërteta të njerëzve që jetonin  në këtë zonë të qytetit, siç dëshmohet nga qeramika e importuar, amforat e Rodosit që përdoreshin për transportin e verërave dhe amforat e Detit të Zi gjithashtu”, u shpreh Ilija Dankoviq.

Viminacium ishte një qytet romak me 45.000 banorë me hipodrom, fortifikime, një forum, pallat, tempuj, një amfiteatër, ujësjellës, banja dhe punishte. Ai ka ekzistuar midis shekujve të parë dhe të gjashtë.

Arkeologët shpresojnë të gjejnë më shumë pjesë. Zbulimet e deritanishme përfshijnë dy anije romake, pllaka ari, monedha, skulptura nefriti, sende fetare, mozaikë, afreske, armë dhe mbetjet e tre mamuthëve.

10 Komente

  1. D
    Detari

    zbriten kafshet slave nga uralet e i shakaterruan te gjitha

    Përgjigjjuni
    1. .
      .

      Video ne YouTube. "Perkujtohet dita Nderkombetare e Gjuhes Greke". $$$$$$$ Nuk ka kultur Romake, por Kultur Helene e tjetersuar ne Romake. Amfiteatret Greke te Teatrit dhe kultures, Romaket i tjetersuar ne Arena gjakata te masakres njerezore, duke i pagezuar Romake.

      Përgjigjjuni
      1. U
        Undefined

        Helenet...dhisnin...aty ku hanin..more kelysh jevgjiti....pa romaket nuk do te kishte....as rruge...as kanalizime...as cisterna...as banjo....more injorant more debil ne delir......edhe ndertesat e Helenve more birbo jsne miniature e ndertimeve egjiptase....hapni ndonje liber more hajvone Kishash....apo ndiqni emisionet e BBC...per kulturat e antike...te degjosh cfate thote per ato ndertimet helene (amfiteatrot) se ku e kane zanafillen....kokrra e b..q...300....

        Përgjigjjuni
        1. A
          Arvanitasi

          Ske cfare shton vella, je i madh Undefined

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lymi

            https://vm.tiktok.com/ZGerDwnqM/

            Përgjigjjuni
          2. V
            Vasili

            ik or pederast zhabzi grek qire pastro sumen e bej hallven gati per Erdon se do shqepeni ne Qishe te tere... Lexo meso e pastaj komento or bythar grek qire

            Përgjigjjuni
        2. p
          po

          enver turku i shkaterroj te gjitha ,,,xhamit dhe teqet e myslymanve ,,,kishat dhe monastiret grekorthodhokse ,,kishat romanokatolike,,,,e shum te tjera ,,,,sllavet jan njerezit me me kultur ne ballkan ,,,,,

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mbresa

            KUNDËR MALLKIMIT TË GJUHËS SHQIPE Si shqiptarë që jemi Shqip ne duhet të mësojmë Dhe Zotin, të drejtë kemi, Ne gjuhën shqipe ta lëvdojmë. Epo ju gjuhën tonë Doni ta humbisni fare Dhe me mallkim e me nëmë Shprehni ta shpini në varre. S’më vjen rëndë nga priftërinjtë Që s’ dinë ç’ bëjnë e ç’punojnë, I urdhërojnë të zinjtë Që gjuhën shqipe ta mallkojnë. Po krye-priftërinjtë e tyre Nëkëmbës t’ orthodoksisë Shumë punë prej mynxyre Bëjnë kundër Shqipërisë! Të mallkojnë njerëzinë Të nëmosin gjuhën tonë, Të përçajnë Shqipërinë, Zoti mos e pastë thënë! Thonë s’ ditka Krishti shqip Dhe shqip-fjalë s’ pret prej nesh, Vetëm në gjuhën greqisht Të dëgjon e të mban vesh! Këto e shumë të tjera, Që dëgjon në kishë brenda Dhe na mallkojnë për hera Gjuhën tonë që s’ ua k’ ënda. S’ kanë frikë as turpërohen Që përçmojnë Perendinë, Po mburren edhe lëvdohen Sepse shërbejnë Grejqinë! Gjuhën e kemi tonë Të vjetër dhe të vyer, Nga Perendia ish thënë Që ta ruajmë të çkëlqyer. - Poezi nga Petro Nini Luarasi

            Përgjigjjuni
          2. T
            Teuta

            Po para gjetjevevromake ka, me siguri, gjetje ilire. Teuta

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sllavët erdhën 7 shekuj më vonë

              Kryesorja, këtu nuk kishte sllavë!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje