Një shkrimtar, si Qamil Buxheli

19 Janar 2024, 12:55Kulturë TEMA
Një shkrimtar, si Qamil Buxheli

Nga Pellumb Kulla

8 shkurti i këtij viti do të shënojë 100 vjetorin e lindjes të një njeriu të madh, - për mendimin tim, - shkrimtarit më të shquar të gjinisë humorit në letrat shqipe. Është fjala për Qamil Buxhelin, i cili mbylli sytë 18 vjet më parë.

Qëkur na la Buxheli, mjerisht në jetën tonë të trazuar nuk është gjendur ma hapësira dhe koha për t’u ndalur dhe folurpër t’u ndërgjegjësuar për vlerat e tij. Na iku një ciceron i pavijonit të jetës sonë, ai rrëfyesi me zë të zvargur, të dembelosur e magjik, njëkohësisht. Na iku një vëzhgues i mprehtë, gjahtar i thekur i pjesës qesharake të jetës shqiptare, që ai e shquante më shpejt e na ftonte vështrimin tonë mbi të. Na iku një nga mjeshtrit e humorit dhe të satirës, ai që shtroi shinat e para të një traseje të gjatë, të një humori të paparë ndonjëherë në letrat shqipe: aq dinamik, aq i zhdërvjelltë, aq i tejpashëm, modern dhe thellësisht popullor. Qamili ishte një autor që llastikun e groteskut e tërhiqte në limitet e gati-këputjes. Gjatë gjithë jetës së tij, na solli tipa e karaktere në kufijtë më të tepruar të qesharakërisë së tyre. Lumi i humorit buxheljan napat ardhur tërë kohën i fryrë buzë më buzë, gati të teptiste e të na përmbytëte. Tregimet, komeditë dhe romanet e Buxhelit dukeshin sikur ishin shkruar pa pikë mundimi, sikur puna mbi ta nuk e pat lodhur fare mjeshtrin. Përkundrazi! Dukej sikur vepra ia kish dhënë vetë shpërblimin autorit atypëraty, në shkrim e sipër,duke e zbavitur pa masë, para se të na argëtonte ne të tjerët!

Qamil Buxheli nuk do të ndahet kurrë nga mjedisi shqiptar, se atë do të na e sjellin karakteret e tij të pavdekshëm… Do të na e sjellin këta burrat e politikës, që nuk po vdesin kurrë, të atij llojit që në ndërrimin e regjimeve, sulen të futen prapa hekurave të burgut, për të regjistruar ca-pak vuajtje, ca-pak persekutim, që u duhet për regjimin e ri. E kur gardianët, në vend që t’i mbajnë mbyllur, duan t’i nxjerrin nga qelitë, ata kapen me thonj brënda hekurave, që regjimi i ri t’i gjejë atje (“Karriera e z. Maksut”). Qamilin do të na e sjellin burokratët legjendarë të administratës së Komandantit. Do të na e sjellin nihilistët e ksenomanët, që përbuzin çdo gjë shqiptare – deri edhe hënën tok me yjet që për ta nuk ndrisin aq sa duhet në qiellin e shqiptarëve. Do të na e sjellin oratorët që marrin fjalën e në vend të flasin përata që duhen përkujtuar, përkujtojnë veten! Do të na e sjellin ndodhirat e plazhit, që do të jenë të njëjtat në jetë të jetëve! E ish komandantët e bataljoneve partizane që lavdia u ka cilësitë e verës që forcohet vit pas viti.

Dhe sidomos nuk do të harrohet Buxheli edhe për guximin e marrë në shpërdorimin e tabuve enveriane: censurës së padeklaruar “ç’është shtylla e telefonit? Hiç, një pishë e redaktuar mirë!”, apo shakave me sloganët lapidarë, të vendosur tek ai muri i mëngjesores, ku piktori pat ngjitur gjysma tabelash, që nuk shkonin me njëra tjetrën e i dilnin të martuara, si mos o Zot: “Proletarë të të gjitha vendeve – veresie s’ka!” dhe “Klientë të dashur – bashkohuni!”

Kujtimet me Buxhelin më shtyjnë të nënvizoj edhe ca përsiatje të trishta.Buxheli përfaqësonte shtyllën më solide të satirës në gjysmën e dytë të shekullit që shkoi.Por goditje të panumurta mori në karrierën e vet pikërisht për këtë vokacion të tij!Mos harrojmë që ai vinte nga radhët e të rinjve komunistë, idealistë.Ishte një element I spikatur që binte në sypër kulturën e tij të gjerë në kontigjentet e atyre, që zbritën nga malet dhe u ngjitën në pushtet.Në fillesat e rendit të riBuxheli qe caktuar i Pari i Komitetit Qendror të Rinisë por shokët e rangut të tij, - pa dyshim me vlera më të pakta se ai – zunë me dorë tavanin e pushtetit!

Paja e tij satiro-humoristike, ajo dhunti e shquariu bë Buxhelitnjëgjyle e lidhur pas këmbëve dhe nuk e la të bënte hiç përpjetë. Vëzhgimi satirik, ndërgjegja e shenjtë e kritikës, pazotësia për t’i kyçur dhe për të mos i nxjerrë frazat pikante, kur ato i piqeshin brenda vetes, e shpuri,të gjorin, nga njëra paudhësi ideore, në tjetrën. I solli mosbesimin e plotë të udhëheqjes së shtetit dhe i shkaktoi njëmijë strese e kokëçarje…Qamil Buxheli u sha dhe u mallkua, u ul dhe u qarkullua lart e poshtë.Nga një anëtar potencial për Byronë Politike, ai shkelmoi të gjitha ambiciet komuniste dhe iu fal shkrimtarisë të humorit, asaj zeje shpesh të përbuzur, por të shëndetshme që mban gjallë prushin e jetës. Ai lëvroi atë fjalë të mprehtë dhe të pabujshme, që në salla nuk të ftonte kurrë të ngriheshe në këmbë, të duartrokisje e brohorisje, siç bëhej ushtarakisht rreth e rrotull teje. Fjala e tij ishte më e thjeshta, më demokratikja në gjithësi: me të nuk të skuqeshin shputat, por ishe i lirë, bile,as të mos e vije buzën në gaz!

Jo të gjitha të këqiat vijnë për të të dëmtuar: letërsia që bëri Buxheli ishte një letërsi pa ngarkesa. Ai nuk pati se ç’të zhdukte, fshinte dhe krasiste në kohërat që erdhën pas theqafjes së komunizmit.  Në faqet e librave të tij, nuk kishin zënë vend hymnizimet e partisë  dhetëliderve të saj, që kërkoheshin gjatë mobilizimit ushtarak të shkrimtarëve të realizmit socialist. Nuk gjen në faqet e shkruara nga mjeshtri ynë, as Sekretarë të Parë, as heronj të lavdishëm!Dhe sidomos asnjë kooperativist të lumtur! Ai dëshmoi atë pjesë të jetës socialiste që ishte e vërtetë: burokratike deri në palcë dhe qesharake, sa nuk bëhej më!

Personalisht kam patur privilegjin e çmuar të gëzoja miqësinë e

Buxhelit. Shokët  e mi të kursit, në fakultetin tonë të teatrit e dinin adhurimin tim për guximin e tij satirik. Me tallje ata më thërrisnin Eskamiljo, një version spanjoll i emrit Qamil.Ai atëhere nuk i dinte këto shakara dhe kalonte përditë indiferent para nesh, studentëve, nga të cilët njëri (i nënshkruari), e adhuronte dhe të tjerët e kishin marrë vlerësimin e lartë për të, si infeksjon gazmor.

Qamil Buxheli e kish zyrën në të njëjtin korridor, ku ne zhvillonim mësimet. Atë kohë ai drejtonte revistën “Ylli” dhe kish mbledhur rreth vetes shkrimtarë të përkushtuar të satirës, si ai vetë… Kin Dushin dhe Naum Priftin, mes të tjerësh…

Do të kujtoj, se si, një ditë shpura në zyrat e “Yllit” një tregim satirik, që lumtërisht, m’u botua. Isha vetëm një student 22 vjeçar dhe nga gëzimi, nuk më mbante vendi. Por vura re se në shkrimin tim kishin futur duar të huaja dhe e patën redaktuar rëndë për publikim. Miqtë e mi “spiunë”, që punonin në “Ylli”, më thanë se këtë punë e kish bërë pa teklif vetë i madhi, Buxheli! Gjeta rast të bëja një veprim me dy përmbajtje të ndryshme që nuk shkonin hiç: të protestoja dhe të takohesha  për herë të parëme idhullin tim…

Qamili më priti me mirësjellje dhe më përcolli duke m’i fashitur protestat. Më tha që isha i ri dhe ai më kish ndihmuar dhe, sipas tij, tregimi kishte fituar mjaft nga përpunimi i tij. Kur dola, mora frymë thellë dhe shqiptova një frazë që e kisha bluar netë me radhë, që, kur ta takoja, t’ia përplasja në fytyrë Qamil Buxhelit. Ishte një nga ato fraza, që unë ëndërroja që të hynte në enciklopeditë e anekdotave historike të rruzullit, ku të tregohej se si njëherë ai “shkrimtari i famshëm, ia përplasi atij shkrimtarit tjetër të famshëm”! Por nuk isha fort i nxehur dhe po e ndjeja që nuk nxehesha dot me një njeri që e adhuroja, prandaj edhe fraza historike nuk ngjiti në histori.

“Kështu, shoku Qamil”, i thashë, “unë atë tregim nuk e njoh më. Dhe nuk e quaj timin. Keni vënë aqë shumë dorë në të, sa jeni i lirë, kur të doni, ta përmblidhni me tregimet tuaja, tek “Një Ndodhi në Plazh”, a ku të keni qejf!”

Sado i brishtë guximi im, e befasoi Buxhelin. Por ai e mblodhi veten dhe më tha i zemëruar, ashtu, me ato buzët e shtërnguara dhe me atë zërin e zvargur e të dembelosur: “Ç’thua, mo?! Unë atë tregimin tënd, nuk e marr dot me vete as kur shkoj nganjëherë tek ajo dera që ka shenjë një këpucë burrash, në fund të korridorit!”

Unë ula kokën e ika duke u përpjekur të mbaja gazin.Nuk kisha se si të fyhesha, se e desha fort.

E kam dashur shumë atë njeri!…

I qoftë i përjetshëm kujtimi, ai kujtim që duhet të përhirojmë më 8 shkurt 2024, ditë kur lindi Qamil Buxhel 100 vjet më parë!..

 

31 Komente

  1. S
    Shkembi

    Respekt per ket pene te ndritur.

    Përgjigjjuni
    1. p
      pilo Lala

      Qamil Buxheli behet akoma me i madh, kur kujtohet nga nje pene e arte e humorit, sic eshte Pellumb Kulla.Pellumbi tregon klas, kur e shuan anan politike te krijimtarise Buxhelit. Qamil Buxheli dhe plejada e shkrimtareve i beri konkurenca kaq te medhenj. Sasia e madhe e Shkrimtareve nxorri Ismail Kadare, Dritero, e me rradhe Jakov Xoxa, shkrimtarin e bregut Petro Marko, .... Sot ka shume pak shkrimtar, nuk ka sasi, qe te kete cilesi.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vranakonti

        Qamil Buxheli vertete ka qene dhe mbetet ne kujtesen ton shkrimtar i madh dhe guximtar. Kame patur fatin te lexoj nje liber te tij " Kali mbretit dhe kalores te rinj" i cili me ka pelqyer shume, e kame lexuar para shume vitesh. Sot ate liber e kame kerkuar ne shume biblioteka,deri ne Tirane,por fatkeqesjsht nuk e kame gjetur. Nuk do resht se kerkuari.Dua t'a rilexoj dhe t'a beje pjese te bibliotekes time familjare.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Ministria e VaginoKultures "Gonxhe Pistili"

          U prehte ne paqe dhe respekt te thelle per vepren e tij..."Faraone dhe firaunë" the best na transferonte ne nje bote tjeter, dhe na kujtonte tek bordura qe mund te tallnim trapin me zorzopet e vagines PPSH ...pse diell eshte ky yni ? Na rri si Xhebrail Emini gjithe diten mbi koke..RIP njeri I madh

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mila Buxheli

            Faleminderit shumë!

            Përgjigjjuni
          2. T
            Tani

            I madh shume Buxheli. I kujtoj dhe I ritregoj shpesh tregimet plot humor. Perla fare jane: "Jo te gjitha mizat bejne mjalte" dhe "Nje ndodhi ne plazh"

            Përgjigjjuni
            1. L
              Lexuesi Funksional

              Është Veçanërisht një Virtuoz Vështirë i konkurrueshëm! Bravo Pëllumb Kulla!

              Përgjigjjuni
              1. N
                Noci

                Respekt për Buxhetin se ka qenë pionieri i humorit dhe shkrimtar që të gëzonte me humorin e tij,por sigurisht edhe për zotin Kulla një nga të pakët që kanë mbetur për kontributin e jashtëzakonshëm në mbajtjen gjallë të estradave dhe humorit që duket sikur po vdes bashkë me ata që ikën ,i fundit Zef Deda.Nuk ashtë nostalgji por kritike për ata që quhen Ministri e Kultures

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Patrioti.

                  I PËRJETSHËM KUJTIMI I TIJ.!TË LUMTË MËNDJA E XORA QË RISJELL NË KUJTESËN EBREZIT TONË DHE NJEH TË RINJTË ME KËTË NJERI TË MADH TË LETRAVE TË HUMORIT POR TË HUMORIT TË VËRTET .

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Spiro

                    Shyqyr qe u kujtove ti Pellumb po Qamilin e kane harruar me kohe

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Ladi

                      Te lumte Pellumb. Rrezaton humanizem ne çdo shkrim. Te uroj nje jete te gjate dhe plot krijimtari.

                      Përgjigjjuni
                      1. I
                        I njohuri i vjeter

                        Pellumb, je I madh, pene e fuqishme, mendje e ndritur, zemer e madhe, humor teper i holle, dashamiresi e ngrohtesi e thelle njerzore… shume falemnderit

                        Përgjigjjuni
                        1. R
                          Roshku

                          Meriton cdo fjale te shkruar dhe me teper !!!

                          Përgjigjjuni
                          1. F
                            Fiqri shahinllari

                            Sot në mëngjes teptisi edhe në telefonin tim ky shkrim i skalitur nga kollosi i gjallë i humorit shqiptar siç është Pëllumb Kulla për kollosin tjetër të humorit Qamil Buxheli, shçirti i të cilit fluturoi në lartlsitë qiellore 18 vite më parë. Të paça i dashur Pëllumb, të paça dhe me ndonjë bohçe humori gjatë vitit 2024 Fiqri Shahinllari

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              Tirona

                              Ja perse Shqiperia ka ngelur nje vend i varfer sepse qysh nga rilindasit e deri me sot mendojme dhe flasim vetem për poezi dhe asnjehere nuk kemi bere per teknollogjine

                              Përgjigjjuni
                              1. N
                                Nata

                                Po ku mer vesh ti Tirona nga poezia, poezia eshte per ata qe kane shpirt , eshte art i krijimit dhe i fantazise, pa keto nuk ka teknologji!

                                Përgjigjjuni
                              2. M
                                Mban ere gjithandej

                                Ne kete bastard-kope,te ketij vilajeti,ku gjindja,vecanerisht tufa e ”inteligjences”,ndjejne kenaqesi te vecante,kur urrejne,apo perdhosin punen e tjetrit.Dhe Kulla,ketu,vjen dhe na ben nje perjashtim shume te lavderushem.,por qe jam i sigurte,qe nuk do te pasohet,nga ndonje tjeter.

                                Përgjigjjuni
                                1. M
                                  Margarita, Toronto

                                  Qamil Buxheli ka mbetur i paharrushëm edhe me copëzën tragji-komike "A doni më për Belulin?" Një penë e shkëlqyer! Aq sa Beluli i tij, ka hyrë fare natyrshëm në bisedat dhe fjalorin e përditshëm. Respek!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. A
                                    Artan

                                    Lexoj me endje çdo shkrim tendin dhe perhere ndjej nje kenaqesi te madhe estetike. Je nje nga te paktet njerez ne Shqiperi qe respektoj

                                    Përgjigjjuni
                                    1. e
                                      eli-tiv

                                      .....fareone e firaune....etj....kur doja te clodhesha ...i kisha librat e e tij

                                      Përgjigjjuni
                                      1. L
                                        Lir demolli

                                        Pellumb Culla i ben furçe relistit socialist Qamo Buxheli, qe dhe vete Cullen neser ta kujtojne si gjeni te penes dhe jo si shakaxhi estradaxhi me ngjyrim soc realist qe ka bo me dhi nbrek byron politike me enver hoxhen nkry. Pllum Culli eshte dhe ballist dhe partizan njejte si Qamo Buxheli. Tdy kane qen e do mbeten puntor te palodh partie.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. j
                                          joel shkodra

                                          Kishte pak edhe per Belulin ne kete shkrim.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. H
                                            Hodo

                                            Kur shkruan kështu siç shkruan Pëllumb Kulla për Qamil Buxhelin ndjenja për fjalët e gjuhës shqipe merr përmasë jo vetëm të kënaqësisë por edhe të krenarisë… Lexova edhe komentuesit. Seicili me të vetën, siç edhe unë. Ama me këtë para meje të hapet barku. Për të mos thënë më shumë… I varfëri, nuk di të shkruajë shqip. Nuk e di a mund të mësojë ndonjëherë. E mëshiroftë i plotfuqishmi!

                                            Përgjigjjuni
                                            1. H
                                              Hodo

                                              Demolli…mëso mor qerrata! Shqipja është gjuhë e bukur dhe ka mbijetuar prej njerzve që e kanë përdorur…por jo prej atyre si ti.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. S
                                                Shqiptari

                                                Nder shkrimtaret me prodhimtar ne fushen e humorit,me botime te shumta sidomos Romane,dhe nga me cilesoret.Pata fatin ta kem pedagog dhe mik per shume kohe.I padeshiruar nga regjimi,ndonese ishte pjesarres ne Luften NÇL,Kishte studiuar per 5 vite ne “Gorki” ne Moske.Nje intekektual i fomuar me nje bagazh te madh kulturor dhe letrar.Kompetent,elokuent dhe serioz,qytetar dhe miqesor me te gjithe,tejet i kendeshem ne komunikim dhe me zemer te madhe me studentet.Me nje qetesi te habitshme dhe me nje rapot tejet njerezor krijonte raporte komunikimi me kedo duke degjuar me vemendje dhe duke folur serizisht,por duke krijuar nje humor te holle qe e bente biseden tejet te kendeshme dhe sidomos leksionin interesant.Nuk u pelqye nga regjimi dhe per shume vite e larguan nga Tirana dhe nuk i botuan asnje nga shkrimet e tij.Vone,pak para se te dilte ne pension e rikthyen ne Tirane.Botoi vellimin “Perendite bien nga fiku” dhe kur dikush e pyeti se:Çdo beni tani qe botuat “Perendite bien nga fiku” -“Çfare do bej?” -Do rri t’i ruaj se ata qafire do kerkojne te hipin perseri ne fik.” Kushdo mund te komentoje sipas deshires pasi nuk kane lexuar asgje nga Buxheli dhe nuk kane njohuri per kontributoret ne letersine humoristike shqiptare.E kam per nder qe ka qene pedagogu dhe miku im,i madhi Qamil Buxheli.Vepra dhe humori i tij mbeten te gjalla pasi bene humor cilesor nen nje regjim qe per nje shkrim mund te ikte koka.Nderim!

                                                Përgjigjjuni
                                                1. M
                                                  Mila Buxheli

                                                  Faleminderit për komentin! Respekt për ju, Shqiptari!

                                                  Përgjigjjuni
                                                2. L
                                                  Lexuesi

                                                  E kam njohur nga afer dhe pasi lexova shkrimin tuaj z. Péllumb , mè zgjoi kujtimet e atyre viteve.Gjithmonè respekt pèr ish pedagogun tim tè letèrsisè shqipe , por edhe per ju , humorin tuaj , z. Pèllumb Kulla !

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. N
                                                    Nik

                                                    Shkrim shume njerezor, me kulure dhe i sinqerte i Z. Kulla ne kujtim te humoristit te madh Qamil Buxheli. Vepra e tij do te jetoje. Z. Kulla shendet dhe krijimtari te metejshme.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. s
                                                      samo

                                                      ky eshte nje nga intelektualet dhe pene e komunitetit tone cam, qe ne grupin e intelektualve te rruges se durresit kishte pjesen e vet...një burrë i fisëm me ide përparimtare, shkrimtar me një humor të rrallë, modern dhe njeri me shije të hollë artistike.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. J
                                                        Jorgji Davidi

                                                        I dashur Pellumb, Hyj rrallë në këtë "dreq" fb, dhe për fatkeqësinë time, nuk i shijoj dot rregullisht perlat e humorit tënd, që, sa herë i lexoj më gudulisin shpirtin e më zgjasin jetën. (Janë të shumta hallet familjare, që na marrin 90% të kohes….! Por, ka mes tyre dhe një përtaci e pazotësi në mosllogaritje si duhet të kohës, që na bëhen ferrë pas këmbëve)… E tani, dëshiroja t'ju shprehja nja dy fjalë për një nga postimet tuaja, të këtyre ditëve, në fb: " Një shkrimtar, si Qamil Buxheli". Sapo e lexova. E iu riktheva dy here! Sa shumë po më kënaq! Ti thua se e ke pas idhull. Ashtu siç më duket se të kam edhe unë ty, por ka mes nesh një largësi të madh! ( Kur të krahasoj me Buxhelin.) Vertetë ti e pate idhull, por ia arrite, e për mendimin tim në shumë drejtime, edhe i ke kaluar horizontet ku fluturoi mendja e ndritur e Buxhelit, nga i cili edhe je frymëzuar… Qoftë edhe kur ta redaktoi e "ta nxori nga shinat" tregimin që të botoi në gazetë. Vërtet ishe nisur të protestoje e t'i deklaroje se nuk e njihje më si tëndin atë shkrim "të sakatosur", por me përgjigjen e tij "sarkazëm" ai t'u kundërpërgjigj se me shkrimin tënd origjinal, nuk shkonte dot as "ku shkon mbreti në këmbë"! E s'kish si të jepte shpjegime të tjera "censurimi". Sepse, ai shkrim të çonte, si e kishte çuar e përplasur, humori dhe satira therëse e tij, në ato dallgë përvëluese të jetë. Dallgë ato, që si atëherë, por (më duket si ca më keq) edhe sot, na mbysin e na janë bërë ferrë e zinxhirë, po na mbajnë peng të injorancës së "Doni më për Belulin" ?! Paç jetë të gjatë dhe vazhdofsh në pafundësi me penën e mendjen tënde të artë! Të përqafoj fort!

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. A
                                                          Artan

                                                          Kenaqesi te lexosh fjalet e nje mjeshtri humori per kryemjeshtrin e humorit. Per mua "Faraone dhe firaune" eshte vepra me e bukur e humorit shqiptar. Qamil Buxheli veshtire te beje me nena.

                                                          Përgjigjjuni

                                                          Lini një Përgjigje