"TESTAMENTI" rikthen Viktor Zhustin në skenen e Teatrit Kombetar   në fund të Janarit

15 Janar 2024, 11:48Kulturë Lindita Kote

 
  "TESTAMENTI" rikthen Viktor Zhustin në  skenen e Teatrit
Premiera e pare për sezonin e ri Teatror te vitit 1924 ne skenën e Teatrit Kombetar te Tiranës do te jete Komedia e Zeze “ Testament “ e Dramaturgut dhe Regjisorit Leka Bungo .  
Pas suksesit ne Premierën e Teatrit  Petro Marko te Vlorës me Komedinë e dramaturgut serb, Dushan Kovaçeviç “ Profesionisti “ dhe Komedise “ Nuse vetëm për letra “  ne skenen e Teatrit A.Zako Cajupi te Korçës , Bungo do te ngrejë siparin e shfaqjes me te re ne  Teatrin Kombëtar te Kryeqytetit .  

Puna per realizimin e Spektaklit ka nisur ne muajin e kaluar dhe Premiera për spektatoret e Tiranës pritet te jete ne ditët e fundit te muajit Janar  . 

Ngjarjet qe përshkojnë veprën nisin nga viti 1941 , koha kur u themelua Partia Komuniste e Shqipërisë dhe deri ne vitet 90-te , atëherë kur u përmbys regjimi komunist . 
Mesazhi i veprës , ngjarjet dhe kronologjia e tyre , filozofia dhe karakteri mbi te cilin është ndërtuar Protagonisti i saj marrin përsipër te kalojnë ne skaner  
DESTABILITETIN POLITIK DHE MORAL TE SHOQERISE SHQIPETARE për me shume se gjysmë shekulli . 
Situatat e krijuara nga ngjarjet qe pasojnë njëra tjetrën dhe përballja e Protagonistit me to , nuk janë thjeshte burim humori , përkundrazi ato   zbulojnë “ Dramën “  e nje epoke pesëdhjetë vjeçare .  
Shpesh , gjuha dhe veprimet e Protogonistit , i cili është edhe personazhi i vetëm mbi te cilën është ndërtuar Komedia , krijojnë përshtypjen se  
nuk kemi  te bëjmë  me ngjarje apo njerëz te zakonshëm . 

"TESTAMENTI" rikthen Viktor Zhustin në  skenen e Teatrit


Kjo është arsyeja qe ne çastet e para te komedisë Autori i drejtohet spektatoreve : 
“ Shoku drejtor i shtëpisë botuese  , nëse u ka mbetur një pike gjak shqiptari dhe u ther zemra kur shihni qe Atdheu I tradhtarëve Koci Xoxe , Mehmet Shehu , Beqir Balluku , Kadri Azbiu e te tjere , te cilët luftuan dhemb per dhemb me armikun gjersa na sollen lirine ,, bejeni te mundur botimin e Testamentit tim . Ne qofte se ne faqet e tij do te hasni lajthitje emrash , vendesh apo datash mos u mundoni ti korrektoni , lexuesi ka aq mend sa t’i shoshitë vete . “ 
Subjekti i veprës është i thjeshte dhe mund te përmblidhej ne pak fjale por 
t’ia leme spektatorit ta “ shijoje “ ne sallën e shfaqjes . 
Testamenti është pjelle e ngjarjeve dhe Personazheve sa real aq edhe surreal . Shpesh , BEMAT e tij nuk kane shume ndryshim nga ato te Don Kishotit te Mances . 

Ja teksti i telegramit qe i dergonin Tarasit diten e lindjes shoket  qe ishin denuar me urdher te tij  :  
“ I dashur shoku Taras , udheheqes i popullit dhe i partise tone , te urojme jete te gjate , shume te gjate dhe suksese te metejshme ne thellimin e luftes 
se klasave kunder armiqve , sidomos atyre te brendeshem . Me respekkt dhe dashuri te vecante . Marsh nga ditet tona . 
Tre cereku I Kshillit te Ministrave , Qelia numur tre , Burrel . ‘    
Pas nje suksesi te jashtezakonshem ne interperetimit e Mbretit Lir te Shekspirit aktori i mirenjohur i skenes djhe ekranit ,Viktor Zhusti do te dale perpara spektatatorit te Kryeqytetit ne interpretimin e Kuqos , Protogonistit te Testamentit .  
Skenografia e shfaqjes i eshte besuar Beqo Nanajt , i cili per nivelin e larte krijimtarise se tij  eshte bere nje nga Skenografet me te kerkuar nga Regjisoret   
Nje rol te rendesishem per ndertimin e Spektaklit do te kete edhe muzika origjinale per te cilen ka punuar me perkushtim dhe sqime kompozitori I talentuar Fatos Qerimi .  
Emri i Dori  Caushit ,  do te jete i shenuar si asistente ne krah te Regjisorit Bungo.  
Edhe pak dite e ndajne spektatorin e Tiranes nga  Premjera e pare ne skenen e Teatrit Kombetar … 
  
  
  
  
     
  
   
    
  
       
  
 
 

1 Komente

  1. N
    Noci

    Premiera e pare per sezonin e ri teatror 1924......!!!!!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje