Nga Irini Qirjako, te Elida Janushi: Artistët që nuk e përfituan në 2023

8 Janar 2024, 17:51Kulturë TEMA
Nga Irini Qirjako, te Elida Janushi: Artistët që nuk e përfituan

Në ditën e tretë të këtij viti u publikua në Fletoren Zyrtare Vendimi i Qeverisë për dhënien e pensionit të posaçëm për 15 personalitete, 8 prej të cilëve në fushën e artit e 7 të tjerët për kontribute në sport.

Për rezultate të dallueshme në fushën e kulturës dhe arteve, Ministria e Kulturës ka dorëzuar në Kryeministri këto dosje për vitin 2023:

1.     Irini Qirjako (këngëtare)

2.     Eva Alikaj (aktore, miratuar)

3.     Liza Mark Prenga (këngëtare popull

4.     Zerina Kuke (prezantuese)

5.     Kujtim Vorpsi (violonçelist)

6.     Elida Janushi (aktore)

7.     Besim Kurti (regjisor, aktor)

8.     Aurel Plasari (miratuar)

9.     Dhimitër Gjoka (gazetar)

10. Agim Nebiu (artist i veprave të mozaikut dhe monumentale, për herë të dytë)

11. Dhimitër Lala (për herë të dytë, kineast)

Ndërkaq është miratuar nga dosjet e dorëzuara në vitet e mëparshme edhe dhënia e pensionit të posaçëm për këta artistë:

1.     Muharrem Hoxha- aktor

2.     Frederik Ndoci- këngëtar

3.     Roland Xhoxhi- violinist

4.     Suzana  Frashëri- soprano

5.     Nazmi  Hoxha- piktor

6.     Ardian Cerga- aktor

Mësojmë gjithashtu se kërkesë në Ministri të Kulturës ka bërë edhe mjeshtri i punimeve artistike Ndoc Tusha, por dosja e tij rezulton e paplotësuar.

Sa i përket emrave që do të përcillen për dhënien e Pensionit të Posaçëm në Kryeministri janë:

1.     Shpëtim Kushta (kompozitor)

2.     Spiro Duni (regjisor)

3.     Eduart Makri (regjisor, ish-drejtor i Qendrës Kombëtare Kinematografike)

Pensioni i posaçëm shtetëror arrin në nivelin e 80 mijë lekëve në muaj.

7 Komente

  1. J
    Jim Jack

    Turp! Pensioni jepet ne base te kontributeve ne sigurimet shoqerore jo ne baze te emrit. Çfare aresye eshte “per merita te veçante”? Gjysma ketyre nuk kane asnje dite pune ne shtet dmth nuk kane pagu asnje siguracion.

    Përgjigjjuni
    1. s
      serxho

      Gjithmon do te kete te pa kenaqur pse ja dhane atij dhe jo mua pavarsisht qe ka dhe persona qe nuk i nje kush.

      Përgjigjjuni
      1. I
        I pakënaquri

        Po të kishte sens shtetari dhe zemër humanisti, Rama do ja kishte dhënë atë pension Irini Qirjakos dhe Katina Belerit, dy kanarinave të këngës polifonike!

        Përgjigjjuni
        1. K
          Koli

          Besoj qe keto tetat kane bere mjaftueshem leke privatisht neper koncerte, dhe pa paguar asnje takse ndaj shtetit. Perfundimi, keto lloj pensionesh te zhduken fare se mileti punon si qen 40 vjet dhe sos me 150 mije te vjetra... aj se harrova bonuset me nga 50 per vit te ri.....

          Përgjigjjuni
        2. timo

          Po ju kujtoj se ju dhe qeveria keni harruar Dhimitër Pecanin, dosja e të cilit dergjet prej shumë vitesh në kryeministri, në krijimtarinë serioze të të cilit bëjnë pjesë rreth 3O vënie në skenë, pjesa më madhe të suksesëshme, në tetrin kombëtar, në Opera, në Estradën e Tiranës, në Teatrin e Fierit, Korçës, Prishtinës, në qytetin Rouen(kryeqendra e Normandisë - Francë). Dhjetra role në teatër dhe në film duke filluar nga mosh 14 vjeç. Regjisor i dhjetra koncerteve në skenë dhe natyrë. Jetën skenike e ka filluar që në moshën 9 vjeç si akrobat. Për të gjithë veprimtarinë skenike me vlerë atij i janë akorduar disa çmime, dekorata, medalje dhe kurorëzuar me titullin Artist i Merituar. Në Diksionerin Enciklopedik të Teatrit, botuar në Francë, nga shtëpia botuese BORDAS të autorit MICHEL CORVIN emëri i Dhimitër Pecanit rradhitet i treti ndërmjet 5 regjisorëve të shquar Shqipëtarë, jo sipas rendit alfabetik, as sipas moshës sepse është më i riu ndër ta por, nga meritat. Sot në moshën 79 vjeçe ai është i vetmi i gjallë ndër ta.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lala i Lushnjes

            Djema Irini sigurisht që e meriton, por ajo të një viti pension i fiton në një dasëm. Shikoni ndonjë hallexhi të letrave që nuk blejnë dot lapsa dhe bojë.

            Përgjigjjuni
            1. d
              denoncim

              Frederik Ndoci bente thirrje per te shpetuar jeten e nje artisti muzikante ne Shkoder, ndersa qeveria jep pensione te posaçme ketyre te gjalleve qe jane shendosh e mire nga taksat e popullit. Pse nuk e shpeton jeten e te semurit qeveria por njerezit kerkojne lemosh neper qytet e me tej? Turp per ket lloj sistemi barbar me jeten e njerzeve!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje