Kalaja e Gjirokastrës u vizitua nga 217.906 turistë në 2023

3 Janar 2024, 20:30Kulturë TEMA
Kalaja e Gjirokastrës u vizitua nga 217.906 turistë në 2023

Gjatë vitit që lamë pas Kalaja e Gjirokastrës u vizitua nga një numër më i lartë turistësh krahasuar me 2022.

Sipas Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër në periudhën 1 Janar-31 Dhjetor 2023 ky monument kulture nga më të veçantët për vendin tonë por edhe më gjerë u vizitua nga 217.906 turistë vendas dhe të huaj, duke regjistruar 78.970 vizitorë më shumë krahasuar me vitin 2022.

Vazhdimisht Ministria e Kulturës e ka cilësuar kalanë e Gjirokastrës si një ndër monumentet më të vizituar në rang vendi. Përgjatë vitit të kaluar kalaja e gurtë u kthye në qendër të organizimit të aktiviteteve të shumta kulturore mes të cilëve mikpriti edhe Festivalin Folklorik Kombëtar.

Kalaja, si histori e lidhur me qytetin e Gjirokastrës, përmendet për herë të parë si qytet dhe Kështjellë në vitin 1336. E megjithatë historianë të ndryshëm mendojnë së ekzistenca e Kalasë së gurtë është më e hershme.

Kulmin e historisë së saj kjo kështjellë do ta kishte në periudhën e Pashallëkut të Janinës, kur Ali Pashë Tepelena do të realizonte një sërë ndërtimesh të reja apo ndërhyrje të tjera duke i dhënë Kalasë së Gjirokastrës fizionominë arkitektonike dhe ndërtimore që ka sot.

Duke filluar nga viti 1968 skena e gurtë e kalasë pret me bujari instrumentistët, këngëtarët dhe valltarët e folkut nga hapësira mbarëshqiptare, në kuadër të organizimit të Festivalit Folklorik të Gjirokastrës. Kalaja e gurtë është një prej pikave më tërheqëse në guidat e grupeve turistike vendase dhe të huaja që vizitojnë Gjirokastrën e UNESCO-s.

3 Komente

  1. B
    Ben

    Po ata 10 milione qe thoni ju ku shkuan? Apo i keni shtuar ndonje zero?

    Përgjigjjuni
    1. *
      *Pasuesi veteran* Dhimiter M Xhoga.

      Ju lumte sa bei e nderoni QYTETIN KRENARI e ATDHEUT tone-Gjirokastra e BIJVE te shquar Atdhetare sa FESTIVALEVE mbareatdhetare. Me ne krah mbi 100 *Pasrdhes veterane*bashkeatdhetare ne Toronto- Ju pergezojme Ju botues te Gazetes *TERMA*-sjelle. Per Organizaten *Pasardhes Veterane* me Dhimbje e dashuri-Ju pershendes me Kryetarin e organizates-Toronto.. Arnold Salillari me Urimin GEZUAR VITIN e RI 2024te mbare atdheut tone-SHQIPERI.

      Përgjigjjuni
      1. *
        *Pasuesi veteran* Dhimiter M Xhoga.

        Pse o te URUAS?!-- nuk ma pranoni Komentin Urim....mua gjyshit-88 vjecar ne lengim per Atdheun!qe me EREN e TYRE- JETOJ....Lavdi GJITROKASTRE sone-si*Guri Naimit D.Biri i Dangellise Naimjane*-po Uroj e.... ju qortoj...me ne krah *Dhimbjen e Madhe POPULL*!. nga tej Oqeani qe me Ju dhe Atdheun JETOJME! Toronto 13 Janar 2024- Dhe Gezuar Vitin e Ri !

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje