"Violina e luleve", kështu titullohet vëllimi poetik i poetit të njohur Nexhbedin Basha.
Dy fjalë për autorin:
Nexhbedin Basha lindi në fshatin Shimçan të Dibrës me 1 janar 1958.
Ka mbaruar studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Histori Filologji, dega "Gjuhë Letërsi" mësues gjuhe e letërsi shqipe, për shkollat e mesme.
Është titulluar oficer në vitin 1995, me gradë : "Kapiteni i Parë", me pas "Major" dhe tani është nënkolonel në rezervë.
Ka kryer të gjitha kualifikimet për ecuri në karrierë dhe gradë si ushtarak, përfshi dhe Akademinë Ushtrake “Spiro Moisiu” Tiranë, si dhe trajnime për median dhe bashkëpunimin civilo-ushtarak me ekspertë të vendeve të NATO-s, partnere dhe të SHBA-së.
Ka kryer detyra si mësues në Dibër, gazetar në shtypin ushtarak pranë Ministrisë së Mbrojtjes dhe detyra të tjera të fushës së informimit e marrëdhenieve me publikun, si dhe kryetar i Degës Ushtarake në Kavaje.
Në peridhën janar- korrik 2012 ka marre pjesë, si misionar i paqes në Afganistan në përberje të Forcave të Armatosura të Republikë së Shqipërisë pjesë e Aleancës së Atlantikut. Është i titullua “Ambasador për Paqen” nga Federata Universale për paqen Shqipëri e BE.
Gazetaria dhe Poezia kanë qenë dhe mbeten për të udhëtimi i jetës. Është bashkëautor në botimin e disa antologjive poetike. Ky është libri i tij i parë me poezi dhe gati për botim dhe një tjetër po me poezi.
Po e nis këtë shkrim duke ju referuar poetit të nderuar Nexhbedin Basha, i cili në hyrje të librin e tij ka shkruar: "Të hedhësh vargjet në letër, është si të hedhësh farën e drithit në arë...
....ku sejcili nga ne duhet të përpiqet të kultivojë pjesën poetike të jetës, sepse kjo është domethënia e saj... Pjesa tjetër është vetëm mbijetesë".
Poeti me shpirt të qetë Nexhbedin Basha, me poezitë e tij, të krijon një ndjesi të bukur, teksa i lexon ato hyn gjithnjë në thellësi, në brendi të vargjeve, si te poezia "Violinë e luleve"
“… Hëna i flet agimit,
Rënies së trupave të lirë,
Unë dola prej lëkurës time,
Për të qenë violinë e luleve".
Të tillë forcë lirie, dashurie për vargun, mjedisin, natyrën, vendin ku kalojmë jetën, ku shmangim me forcë frikërat tona, ku droja, indiferentizmi, zemërimi apo lajka, na venë përballë botësh dhe sikur vetëm poeti, me guximin dhe me brishtësinë e tij, me fuqinë e fjalës e të mendjes, me ylberin e tij magjik, zbret Hënën në tokë.
Kështu bën zakonisht me “Violinë e luleve” poeti dhe njeriu i mençur Nexhbedin Basha.
Ky është pra libri, vellimi i tij më i ri poetik, ku fenomeni jetë shfaq një shpirt sa thellësisht të ndjerë aq edhe të shqetësuar për realitetin që na rrethon.
Jo të gjithë kanë mundësinë për të shkruar dhe për t'u shprehur, në vargje apo në prozë. Kjo është një dhunti e veçantë e njerëzve të veçantë si poeti ynë Nexh Basha. I cili vjen fuqishëm me këtë vëllim me poezi, pas një pune të gjatë disavjeçare.
Duke ju referuar Jevgeni Jevtushenko, që ka thënë: "Biografia e një poeti është poezia e tij. Të gjitha të tjera janë poshtëshënime". Është shumë e vështirë që poeti të kuptojë çfarë ndodh brenda vetes së tij, ashtu siç është e vështirë për trëndafilin të nuhasë aromën e tijë. Sa herë që përhumbemi në vetvete do të gjejmë diçka të vyer, që do t'na shërbejë, sepse duhet ta humbësh udhën për ta rigjetur sërish veten.
Në poezinë e tij ka njohje dhe urtësi filozofike, dije, traditë, përditshmëri, pa ia cënuar çlirshmërinë, duke rikonstruktuar modernitet, duke e çuar poezinë e tij në avanguardën bashkëkohore.
Poeti hyn në bashkëbisedim me veten, me hënën, me violinë e luleve, me tokën, me nënën, me babain, me njerëzit.
Këto janë motivet ku ai gjen frymëzimin për t'i shprehur në vargje.
Në një mënyrë të thjeshtë dhe të bukur,
nëpërmjet vargjeve të lira ai përcjell mesazhet e paqes për jetën e njerëzit në përgjithësi dhe për natyrën e bukur.
Poezia e tij tingëllon si një bisedë inteligjente me lexuesin: është poezi që të bën për vete si me emocionin që transmeton, ashtu edhe me ekspresivitetin e tij gjuhësor. Thënë ndryshe lexohet lehtë, por nuk shlyhet nga kujtesa.
Poezinë e autorit Nexhbedin Basha e shoh si arma e një ndjesie që bën dritën e saj ndërsa hyn gjithnjë në thellësi, në brendi të vargjeve dhe poezive të tij.
Motivet (temat) e poezive të këtij vëllimi
janë të larmishme dhe vijnë te lexuesi herë në formë kujtimesh e meditimesh dhe herë në formë këshillash, përshkrimesh poetike, e bazuar kjo në përvojën dhe formimi i autorit.
Në këtë hapësirë vargjesh poeti mes përgjegjësisë së babait, gjyshit ai gjen forcë për t'u përballur me gjithçka, ikjes prej tokës mëmë, njerëz që nuk i takon më, mallit për më të shtrenjtët (nënën dhe babain), ndër të tjera ai i këndon dashurisë, duke i dedikuar disa poezi shpirti. Në këtë vëllim poetik gjen poezinë për njerëz që dhanë gjithçka për atdheun, siç është poezia për Adem Jasharin etj.
Nëna dhe babai për autorin, janë shenjtëria e jetës, duke përdorur manushaqen e pranverës si simbolikë për të vdekurit dhe shpresë për të gjallët.
… kam mallë të puth ato duar floriri
Si xhevahir i ruaj në sëndukun e kujtimeve…! ( Mall me puth ato duar )
Shpesh, forca e natyrës në poezi pushton gjithë qenien e poetit tonë si mes vargjesh tek
“ Hapsirë malli “
…. Një mal më ngrihet në shpirtë
Dhe unë do të ndërtoj një kështjellë…”
I madherishëm ndjehet autori në poezinë e tij, kushtuar nënës, në poezinë "Nënë".
" Në paqe të notojmë.....
Sa bukur tingëllon ky togfjalësh..
Nënë puthmë sa sytë të më lotojnë..
Dhe më lumturo pa masë.."
Cikli i vazhdimsisë së saj përmbushet me emocionet e dashurisë të poetit. Kjo e shprehur mjaft qartë në disa poezi kushtuar dashurisë.
Poeti Nexhbedin Basha në këtë vëllim poetik një vend të rëndësishme ia kushton dhe poezive të dashurisë.
Ai gjithnjë është në rrëfimin e tij shpirtëror për të zbuluar vlerën e bukurisë së një zemre të dashuruar. Me poezitë e tij kushtuar dashurisë që zënë një vend të rëndësishëm në këtë vëllim poetik, e bën të sigurt qëndresën e tij të brendshme emotive.
Këtë gjë ai e ka shprehur në poezinë: "Moj sy shkrume, sy gazele!".
".....Në ballkon kur ti më del,
Më rreh zemra si zemrek,
Je e ëmbël si sheqer,
Sy gazele, moj esmere..."
Kjo ndjesi për dashurinë mban peshën më të madhe të poezive të njëpasnjëshme të vellimit, të pandara në cikle, por që një shpirt i lexuar ndjeshëm, i rendit ato pa vështirësi. Do veçoja këtu poezitë: " Fjalë Pëllumbi", " Violinë e luleve", " Ditari i zverdhur", "Hapsirë malli", "Ishte dashuria", " Lirinë kërkon mëngjesi", "Mallë me puth ato duar", " Për ty mësues", "Rruga e arbërit mbi gjurmën e kalit", "Si ju jam shpirt i lirë", " Nënë puthmë sa sytë të më lotojnë", "Moj sy shkrume, sy gazele!", "Kohë e humbur", " Semafori i kuq", "Ëndrra europiane" dhe "Dashuria gravitet".
Është kjo ndjesi, ky shqetësim që e afron autorin, tematikën e vargjeve me kohën e vendit të tij, si tek poezia “Pragu"
"...Yjet ngrohëm në pëllëmbë,
Në shekuj i kthyem mallkimet në këngë. ..."
Ku autori shprehet se trojet si lemë për asnjë çast, sikur zemrat t'i lemë në prag, duke u bërë kështu njëshë, me qiellin e kreshtat e larta të maleve.
Forca për të larguar të keqen dhe për të nxjerrë në pah forcën e jetës e të qëndresës, përmbush misionin e poetit Nexhbedin Basha, si një poet që guxon, beson në hapësirat poetike, si një shpirt laznuar poeti zgjohet, zgjon veten dhe të tjerë, sepse përcjellja e mesazheve që i buron tek qenësia e tij, tek forca e fjalës, e këngës së tij të përbotshme, sikurse bëjnë në përgjithësi poetët.
"Stuhitë" në piano...
E kur s'do jemi në këtë botë,
Në qiellin e përjetësisë do pushojmë,
Ky varg një testament ngjitur në aortë,
Jo si një fije letre, por si simbol.
Nga një vëzhgim që bëjmë strofës së mësipërme ilustruese lexuesi vë re diçka interesante në lidhje me rimën. Poeti ka përdorur rimën e alternuar ABAB, siç e ka përdorur dhe në disa poezi të këtij vëllimi, por, po të shikojmë stofën e dytë, autori "thyen rregullat e poezisë" duke kaluar në një tjetër rimë, në atë të përzier: ABCD.
Në shumë raste autori përdor dhe strofën monokolonë tek e cila ka pëdorur rimën e njëpasnjëshme. Gjuha e përdorur nga autori është e pasur, ai ka përdorur metaforat dhe epitetet në poezitë e tij, që e shquajnë në stilin e tij të shkruarit.
Urimet më të mira shkojnë për poetin Nexhbedin Basha, që e finalizoi punën e tij, me botimin e këtij vëllimi me poezi. Për ne si lexues të apasionuar dhe dashamirës të fjalës poetike, është kënaqësi të kemi në dorë një libër të tillë. Autori nëpërmjet larmisë së temave që ka trajtuar në poezitë e tij, i bën ato tërheqëse për lexuesit. Ju urojmë lexim të këndshëm të këtij libri.
Përgatiti:
MSC Agim Lika
Amani cfare na ekspozoni oficer NexhBEDININ,qe sic e tregon fotografia dhe cilesia e vargut,titulli i vertete i ketij libri do te ish:´´BYTHA e NexhBedinit,mbi lulet e gjora``
Nuk di kush je, po vetëm njeri me personalitet nuk qenke. Gjuha juaj e pështirë më nxiti të replikoj për t'ju thënë se kur nuk e njeh dhe s'ja di vlerat njeriut, më mirë hesht e aq më tepër që libri im "Violina e luleve", nuk ju ka rënë në dorë akoma Si mund të shfaqesh një koment në media kur nuk di se çfarë trajton libri. Nëse do të vërtetosh fjalët që ke shkruar shko te biblioteka "Artist" te stacioni i trenit dhe vërteto në ke të drejtë, apo shfaq mllef ndaj autorit.
Amani se Ambasador per paqen kemi ne Shqiperi edhe pa shkruar asnje varg, kemi ata qe i bien cules tere diten dhe nuk i degjon njeri, ky qenka ambasador i paqes, por paqe nuk kemi pare deri tani ne Shqiperi, vetem lufte, vjedhje njeri tjetrin edhe vargjet e librave apo kengeve, flake e zjarre dhe ne parlament. Me gjithe keta ambasadore paqesh , s'kemi per ta pasur kurre paqe me cula.