Bashkëshortja e Teodor Kekos tregon njohjen me poetin: Pas një viti miqësi lindi dashuria, u puthëm në park 30 minuta

18 Janar 2024, 11:19Kulturë TEMA
Bashkëshortja e Teodor Kekos tregon njohjen me poetin: Pas një viti

Xhuli Keko ka treguar në emisionin “Pas Mesnate” në ekranin e ABC News, historinë e dashurisë me poetin e ndjerë, Teodor Keko.

Shumë e emocionuar, ajo ka rrëfyer se ishin shokë në universitet dhe ziheshin pafund, por një ditë poeti e ftoi për një shëtitje. Edhe pas një viti si shokë, Xhuli tha se u ulën në një stol dhe u puthën për 30 minuta pa pushim.

“Ne jemi njohur në universitet. Kemi qene shokë banke në vitin e parë dhe një vit nuk frekuentoheshim. Rrinim bashkë nga mëngjesi deri në darkë, aq sa të gjithë mendonin se ne ishim të dashur. Kishim një pëlqim të jashtëzakonshëm, ziheshim shumë dhe më vonë e kam biseduar me Dorin, se pse ziheshim aq shumë gjithë kohën.

Edhe Dori më shpjegoi: ‘Nuk doja që të lidheshim, sepse e dija që do të mbetesha aty gjithë jetën’. Ishte shpejt për t’u lidhur, por në fakt ajo ndodhi. Në vit të dytë, pa pritur më ra telefoni një mbasdite, më ftoi për një shëtitje. U ulëm në një stol tani ku aty është Hotel “Rogner” dhe u puthëm nja 30 minuta pa pushim. Më merret fryma si tani deri atëherë”, u shpreh me plot emocione ajo.

3 Komente

  1. L
    Lala i Mezeqesë malok si Ju

    Pse e kishe telefonin? Ç'punë bënte babi?

    Përgjigjjuni
    1. A
      Ana

      Në ambasadë i punonte i ati. Ishte vajzë e mirë. E njoh se kam qenë edhe unë studente në atë kohë. I shikonim që shoqëroheshin bashkë. Ai poet i ri, ndërsa ajo vajza që i kishte prinderit në ambasadë. Por të dy ishin njerëz të thjeshtë. Gjynah që fati nuk i la bashkë për një kohë më të gjatë.

      Përgjigjjuni
      1. m
        mos

        PO ne stol te parkut sa ndenjet nen njeri-tjetrin? Po muhabete jane keto?!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje