Si e takoi “Kuqo” Stalinin? Rrëfimi i rrallë i aktorit Viktor Zhusti, personazh i vetëm i “Testamentit”

27 Janar 2024, 09:19Kulturë TEMA
Si e takoi “Kuqo” Stalinin? Rrëfimi i rrallë i aktorit

Viktor Zhusti, personazhi i vetëm i komedisë “Testamenti” ka treguar në emisionin “3D” më shumë rreth “Kuqos”. Zhusti tha se personazhi jeton dhe bën krahasimin e dy kohërave, atë të komunizmit dhe demokracisë.  Aktori rrëfen se e gjithë kjo histori realizohet brenda një bunkeri.

Është një personazh i çuditshëm pasi ka jetuar në dy kohë, atë të sistemit të komunizmit dhe në një kohë tjetër. Në sistemin e parë ai ka jetuar me mendje trup në sistemin e dytë vetëm merr frymë pasi mendja, idetë janë të kësaj bote.

Optika që ka ai nga botëkuptimi i vet e bën të shikojë ngjarjet e kohës së sotme krejt ndryshe. Shikon dhe bëhet krahasimi i asaj që si ishte diktatura dhe si është kjo që ca uliganë na e sollën dhe e quajnë demokraci ” shpjegon Zhusti.

Autori përfiton nga rasti që të bëjë një paralelizëm midis dy kohëve , një skaner të historisë së Shqipërisë. Por nuk mungon dhe humori drithërues për Kuqon.

“Kuqo në disa ngjarje nuk ka marrë pjesë! As në Moskë s’ka qenë, e megjithatë ai beson se ka qenë dhe ka parë sakofakun e Leninit, çka e trishtoi. 

Papritur shikon një siluetë që vjen drejt tij, tmerrohet dhe shikon që është Stalini, i cili dhe ky i fundit e njohu atë sepse ishte shqiptar. Gjithë kjo histori, fantazi është brenda një bunkeri. Bunkeri është bota e tij, dhe për të mjafton tërësisht” shprehet me humor Zhusti.

2 Komente

  1. x
    xheJ.eN.Bi

    Tmerrohem me injorancën e këtyre që shkruajnë.Dhe autori shkruan : Është një personazh i çuditshëm pasi ka jetuar në dy kohë, atë të sistemit të komunizmit dhe në një kohë tjetër. "....Këta në lëndën Marksizmit do ngeleshin në klasë se ngatrojnë Komunizmin me Socializmin.Dhe në shkrim e përcakton Sistemin e Komunizmit...hajde gazetar hajde.....

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gimmi

      Po "Sakofaku"? Hahahaha!

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje