Këngëtari i njohur, Eduard Jubani është në luftë për jetën. Lajmin e bën të ditur miku i tij, artisti i njohur shkodran gjatë një lidhjeje virtuale me emisionin “Rudina”. Këngëtari shpjegon se gjendja e Jubanit është përkeqësuar dhe prej 4 ditësh ndodhet në koma.
Paratë për ndërhyrjen e tij janë një nevojë urgjente dhe kolegët janë mobilizuar për të arritur shumën e kërkuar. Apeli i Frederik Ndocit është një thirrje për ndihmë jo vetëm nga shqiptarët, por edhe nga instituticionet.
Frederik Ndoci: Artisti jonë nuk është thjesht shkodran, është artist shqiptar i përmasave të mëdha, gjendet përpara një fakti që është në gjendje të rëndë shëndetësore, një sërë komplikacionesh dhe diagnozash. Unë desha të bëj një sensibilizim, thirrje që të bëhet diçka për këtë artist sepse kuptohet, shëndeti është gjëja e parë që na prek të moshës tonë.
Rudina Magjistari: Çfarë ka ndodhur me të Frederik, për të kuptuar pak më tepër nga historia?
Frederik Ndoci: Kohët e fundit ai ka pasur disa shenja të rëndimit të shëndetit e tani ka nja 3-4 ditë që është në gjendje koma.
Rudina Magjistari: Është në koma aktualisht që flasim?
Frederik Ndoci: Po, është në spitalin e Shkodrës. Kam atje tashmë grupni e artistëve që e ndjekin, por ka tre ditë që jam në telefon, i pafuqishëm çfarë të bëj, përveçse të jap ndihmesën time, por më mirë është sensibilizimi i të gjithë shqiptarëve për artistët sepse vlerat e vërteta kur na ikin, është gjynah t’i bëjmë një mesazh të bukur ose një sensibilizim me lot se sa tani kur ai ka nevojë dhe akoma po merr frymë. Jemi përballë një fakti që sa më shumë që të vonojmë, aq më shumë rëndohet gjendja e tij. Na duhet të kemi mes nesh prapë një vlerë, nëse ne shpejtojmë vlera do të jetë.
Rudina Magjistari: Ai është në gjendje koma the, aktualisht i shtruar në spitalin e Shkodrës. Çfarë mund të bëhet më shumë dhe çfarë kërkon ti që të bëhet?
Frederik Ndoci: Unë them që gjëja e parë, duhen ca lekë sepse ai nuk është se ka një ndërhyrje, ka disa lloj kombinimesh që është zemra në gjendje shumë të lodhur, ka nevojë për bajpas, mëlçia e tij është pothuajse… punon një përqindje shumë e vogël e mëlçisë, veshkat pothuajse janë të bllokuara komplet, ka gati dy muaj që nuk lëviz, vetëm me ndihmën e njerëzve ose patericave, patericat s’i mban dot. Tani është në koma, ka 4 ditë që është në koma. Njerëzit e vet, po mundohet e bija, e shkreta, ka ardhur nga jashtë që të bëjë diçka për babin e vet.
Këngëtari shton se numrin e llogarisë përmes së cilës mund të mblidhen paratë është i disponueshëm në rrjetet e tij sociale.
Me vjen keq per Eduardin por pija e ka cuar ne kete grade ai asht kaq shume i alkolizuar, cdo dite eshte pare i dehur, mrgjithse i uroj shpetim
Abuzojne me jeten , alcohol, cigare dhe vjen tash mosha dhe cdo gje merr fund , duhet kujdesje per veten qe mos t’vish ne ket derexhe
Po leket perse duhen Frederik? KJo me duket pa kuptim fare, kush i kerkon leket dhe çfare do bleje me leke? Blihet jeta me leke?! Apo do bleje ndonje organ per te bere transplation? E, po nuk flitet duhen leke. Me duket nje absurditet. Enveri me aq fuqi financiare qe kish nuk i lente njerezit te kerkoni leke rrugeve per shendetin e tyre, por e kishte falas; edhe nje here per ato mundesi qe ishin, por une kam shembuj konkret qe i kishte çuar dhe urgjente jashte shtetit si ne Paris apo qytetare te thjeshte edhe ne Vjene apo Budapest; ti jape dhe emra qe rrojne dhe sot po deshe. Po ç'eshte kjo kuje demokraci kur luten njerezit rrugeve per leke per te shpetuar jeten ! Perse, ndaj i ngritem gishtat dhe kembet na ngelen perpjete qe mos te gjejme rruge shpetimi jete?!
Me vjen keq, shoku "Denoncim", por falas mjekesia nuk ka qene kurre e as nuk eshte, jo vetem tek ne, por askund. Ne kohen e "xhaxhit" mbahej me punen tone te papaguar e dukej "falas". Tani mbahet, si kudo, me taksat tona. Sa per ata qe "xhaxhi" ka çuar jashte per t'i kuruar, po te jap sa te duash emra te atyre qe nuk i çoi e vdiqen. Perse? Besoj se e kupton: biografia.
Ed Jubani miku im te uroj sherim sa me te shpejte.
Sa keq me vjen, Eduard Jubani nje perle e Shkodres qe na ka dhuru kenaqesi ne te gjitha epookat, me ate zerin e bukur, me ate kujdes te tij per te na dhene muziken e bukur tradicionale Shkodrane e me gjere, deri dhe muziken e bukur te vendeve te tjera. Asht martue treçereku i Shkodres me kenget e ketij gjigandi, siç e vlereson edhe Riku, gjigandi shkodran.. Komentuesit me titull "denoncimi", do i thosha, pse ben keto komente dhe ngre dyshime? Nuk e kupton se Eduardi ka nevoje te dergohet jashte, ne nje kjlinike te specializuar jashte? Po Rikut pse po i bie ne qafe, ai e ka mik, shok, koleg dhe bravo i qofte qe na sensibiliuzoi. Edhe Qeveria dihet te beje urgjent diçka per Edin. Riku, mblidhuni ju artistet, shkoni deri lart ne Qeveri, mos e len te na iki Eduardi.Boll ka dhane per kete vend, tash e ka radhen vendi te beje per Eduardin. I lutem Zotit qe te sherohet sa ma shpejt. Frederik Ndoci mos u ndalni nga keta qe kane fillue jo ka pi raki, jo dejshem etj....te gjith kemi pi tue ndogju ate bylbyl te Shkodres o Rik, O bylbyl i Shkodres e i tane Shqipnise.
Çfare lekesh kerkon? Ne e kemi mjeksine falas. E gezofsh pensionin special qe te dha Rama
Po mor po. Ju artistat e curres bani jete te shthurur njeri me 3 gra e 3 barqe kalamaj, tjetri pi alkol e bahu xurxull. Nuk keni nji morr per te krujt bythen kur ju bie sikleti. Ti Frederik a vjen prej amerike? Hape thesin dhe ndihmoje mikun meqe e dashke kaq shume. Shqiptaret rrine thajne me batanije qe te kursejne korentin dhe te lene ndonji lek menjane per nje dite te keqe. Ashtu mblidhini dhe ju leket o artistat e leshit. Eshte gjinkalla me milingonen. Deri dje kenduat hengret pite dhe u dehet, sot kerceni tek doktori. Le ti pergjigjet familja e vet dhe ti bashke me ta.
Edhe une kame egzakti te njejten mendim me "denoncim" Ne ate gjendjen qe e pershkruan I nderuari Frederik Ndoci nuk ka asnje kethim mbrapa per Eduardin
Njerzit eshte e Mira te mo's gjykojne dhe paragjykojne si e qysh e tek. Nese do te jepni ne ndihme, eshte fare e thjeshte, jepeni. Sikur edhe ndihme morale. Ne te kundert mos shkruani kodra pas bregut. Ju faleminderit.
Nuk mund te ndalohen njerezit te shprehin mendimet e tyre, me mire te jesh pak i vrazhde se sa hipokrit dhe i pasinqert.Persa i perket mendimit Tim, mendoj qe kengetaret jane me te perkellelurit, pasi nuk kane paguar kurre detyrimet mbi pagesat e tyre. Pra nuk kan cfare te presin nga taksapaguesi i varfer Shqiptar.Persa i perket, Jubanit, sinqerisht i uroj sherim sa me shpejte. Ze i mire i muzikes.
Pa gjykuar të shkuarën e një personi, në radhë të parë duhet të zërë vënd ndjenja e solidaritetit për cilin do qoftë , jo më kur bëhet fjalë për një artist që ka dhënë jo pak.Më e keqja është se dëgjojë që bashkë qytetar të Edit, e kan zvogëluar shumë zëmrën! LE TË LUTEMI PËR NJË SHËRIM TË SHPEJT TË Z.EDUARD JUBANI!
Solidaritet me nji pijanec? Komshiu im eshte i semure po sa ky. Ka ndertu hidrocentralet e Shqiperise. Dmth ka dhene kontribut shume m'a te madh se ky me ato tralala -te e veta. Po nuk del njeri te lypi lek per te. Se jane njerez me dinjitet. Jo Lapangjoza.
E kuptoj mesazhin e Rikut. Eshtë sh human dhe secili duhet te mendoj për të kontribuar si njeri. Nuk kuptoj kur ngaterrohet nevoja me shprehjen “ këngetar i madh, artist i madh” . Jeta eshtë ekuivalente tek te gjithë njësoj. Jeta e Rikut nuk ka më shumë vlerë se jeta ime dhe nëse te dy do ishim në nevojë dhe Rikut do ja shpëtonin jetën se është “këngetar i madh”e mua të më linin të vdisja nuk do ishte e drejte. Uroj nga zemra shërim Eduartit.
Nëse do kishim një rast të dytë në të njejtën kohë, çfare do këshillonte Riku?!!
Po ky Frederiku qe ka 30 vjet ne Amerike e tani merr edhe super pension nga qeveria, sa lek i dhuroi?