Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo

13 Korrik 2025, 19:39Kulturë Adri Kalaja

Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo

Shkëlqimi dhe rënia e Shoku Zylo ishte një befasi për brezin e rritur në diktaturën drakoniane të Enver Hoxhës.

Të gjithë e dinë se ai fillimisht u serializua si në formë tregimesh te revista humoristike “Hosteni”, atëherë prestigjioze dhe me nam.

Subjekti i librit është shumë i thjeshtë. Nga kjo anë libri i ngjan Shvejkut të Jaroslav Hashek.

Në fakt shoku Zylo është një kritikë ndaj pjesës së shpifur të komunizmit shqiptar, jo pjesës së mirë.

Me këtë dua të them që edhe byroja politike dhe udhëheqja e lanë të kalonte atë libër për kritikën e pamëshirshme ndaj veseve fshatareske të shqiptarëve edhe atëherë.

Shoku Zylo rrëfehet në vetë të parë nga Demka, kurbani i një burokrati të pashpirt dhe karrierist që do të duket më i zgjuar se ç’është dhe e shfrytëzon Demkën e shkretë për të shkruar raportet e fjalimet.

Personazhet e tjerë janë dytësorë, por Dritëro Agolli shfrytëzon situatat për t’i dhënë peshë librit.

Kam përshtypjen se me personazhet e shokut Zylo dhe Demkës cinik ngjarjet humoristike mund të zhvilloheshin dhe në një koloni në hënë.

Kjo i jep realitet atyre personazheve, në fund të fundit si në udhëtimin e Zylos në Afrikë, te 150 faqet e shtuar në ribotimin e librit pas rënies së komunizmit shqiptar.

Për këdo që ka nevojë të argëtohet me një libër-libër, “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” është zgjedhja e duhur.

Lini një Përgjigje