Pas finales së madhe të Eurovision 2025, që u mbaj më 17 Maj, “Shkodra Elektronike” ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale. Në faqen zyrtare të Instagram “Shkodra Elektronike” ka postuar një foto, të cilën e kanë shoqëruan me mbishkrimin:
“Donim të fitonim zemrat tuaja. Duket se ia dolëm. Apo jo?”. (Kjo frazë është shkuar në tre gjuhë të ndryshe, italisht, shqip dhe anglisht.)
Pas kësaj pyetjeje deri diku retorike, mjafton që të shikosh komentet dhe kupton se “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” rrëmbyen zemrat jo vetëm të shqiptarëve, por të gjithë publikut që ndoqi me entuziazëm Eurovision-in 2025.
“Shkodra Elektronike” e Beatriçe Gjergjit dhe Kolë Lacajt përfaqësuan Shqipërinë në Eurovision 2025. Ata performuan të fundit në finalen me këngën “Zjerm” e ruajtur në versionin origjinal të saj, në gjuhën shqipe.
Në total Shqipëria mori 218 pikë, nga të cilat 173 nga publiku dhe vetëm 45 nga juria, duke u renditur kështu në vendin e 8-të nga 26-të vende finaliste. Franca ishte shteti i vetëm që vlerësoi perfomancën e “Shkodrës Elektronike” me 12 pikë.
Edhe pse nuk sollën trofeun e fitores në Shqipëri, ‘Shkodra Elektronike’ e vendosin vendin tonë në qendër të vëmendjes. Më herët sondazhet dhe mediat e huaja, kryesisht CNN i dhanë fronin Shqipëri për perfomancën më të mirë. /rtvklan/
E sa si katunare ishin. Edhe vendi 8 nder na bene se ndoshta duan te na fusin ne BE, per te na rregulluar imazhin
Me vjen keq per komentin tuaj Rita.. Po te lexoje tekstin e kenges, ndoshta do kuptoje se sa bukur eshte nderthurur mitologjia, kultura, dashuria per jeten dhe njerzit.. Kenge te tilla na duhen me shm.
Duhet me gjete nji menyre tjeter vleresimi te kengeve sepse nuk Ka sesi te spjegohet ndryshimi drastik ndermjet. Vleresimit te jurive te shteteve dhe atij te publikut
Super kenge .Bravo!????????????