Turistët shndërrohen në artizanë, punishtet e Gjirokastrës realizojnë suvenire të vogla

19 Maj 2025, 10:59Kulturë TEMA
Turistët shndërrohen në artizanë, punishtet e

Vlerat e artizanatit të mjeshtërive tradicionale në qytetin e Gjirokastrës po tërheqin interesimin në rritje të turistëve.

Në këtë sezon pranvere, qendrat e zanatit në qytetin e gurtë janë kthyer në atelie trajnimi, ku turistët njihen dhe mësojnë zanatet e traditës. Turistët i cilësojnë ato tërheqëse dhe interesante.

Është hera e parë që vizitojmë Shqipërinë. Na pëlqen shumë që të krijojmë punime të thjeshta karakteristike. Ju keni tradita shumë të bukura në këtë drejtim. Është diçka e bukur të realizosh gjëra të tilla në gdhendje druri.

Më pëlqen shumë natyra dhe historia e Shqipërisë. Në këtë qendër artizanati po mësojmë si të realizojmë punime të thjeshta në dru të gdhendur, po përjetojmë një eksperiencë të veçantë.

Përgjatë sezonit turistik të pranverës qendrat e artizanatit janë pjesë interesante e guidave turistike, duke prezantuar për turistët e huaj edhe vlerat e traditave tona kombëtare.

Janë shumë të interesuar në pjesën e historikut të qytetit, pjesën e artizanatit si është ndërtuar, kur ka nisur. I shikoj që pyesin edhe për detaje nga më të voglat dhe kjo na vendos në një pozitë pune më serioze që të gjitha këto informacione t’i marrin si një mesazh së bashku me suvenirin e tyre. Natyrisht që dëgjojmë fjalë të mira dhe në vendet ku shkojnë dhe pastaj dërgojnë miqtë e tyre dhe ne na vijnë miqtë e tyre të adresuar,” tregon mjeshtri gurgdhendës Viktor Nurçe.

Zhvillimi i turizmit po nxit rikthimin e zejtarisë dhe punimeve karakteristike në Gjirokastër. Këtë vit janë çelur edhe disa qendra të reja të artizanatit në zonën historike të qytetit.

/RTSH/

Lini një Përgjigje