Nata europiane në Korçë, interpretojnë emra të mëdhenj të muzikës

19 Maj 2025, 08:54Kulturë TEMA
Nata europiane në Korçë, interpretojnë emra të

Qyteti i Korçës ka mirëpritur emra të mëdhenj të muzikës, si Kastriot Tusha e Ardian Trebicka, të cilët së bashku me formacionin muzikor Ansambli “Egnatia” dhe këngëtaren Iris Sula kanë sjellë një natë europiane.

Kanë qenë të shumtë qytetarët që e kanë shijuar muzikën dhe këngët e performuara gjatë kësaj mbrëmjeje, ndërsa edhe për vetë artistët këto shfaqje të dhëna në Korçë janë shumë të veçanta.

Është një natë e cila mbart një repertor shqiptar, por edhe nga fondi i muzikës botërore. Këtu është shtëpia e origjinës sime. Sa më shpesh dua të vij, por edhe kur vij rrallë çmallem me Korçën. Korça është e veçantë te unë,” tregoi z. Trebicka.

Nata europiane presupozon një repertor shumë lirik, një repertor të muzikës sv lehtë, klasike, me një timbrikë aq sa mban formacioni Egnatia i qytetit të Elbasanit. Korça është një qytet me tradita të jashtëzakonshme për sa i përket jo vetëm muzikës së kultivuar, por edhe muzikës së serenatave, të një lëvizjeje kulturore që i ka dhënë tonin kulturës së gjithë Shqipërisë,” tha Zeqir Sulkuqi nga formacioni “Egnatia” në Elbasan.

Një natë europiane si një shëtitje në Europë,” shtoi tenori Tusha.

Kjo natë europiane u organizua edhe në kuadër të Javës Europiane, për të cilën janë duke u kryer aktivitete në të gjithë vendin.

/RTSH/

Lini një Përgjigje