Petro Marko, martiri antifashist

18 Maj 2025, 12:26Kulturë Adri Kalaja

Petro Marko, martiri antifashist

Fëmijët shqiptarë e kanë harruar çdo të thotë fashizëm. Prindërit e tyre kanë turp tua mësojnë, dhe nuk kanë faj.

Fashizmi është vërtet një pjesë e turpshme e historisë së Shqipërisë, dhe politika jonë ka vënë shpesh theksin te dhuna që ushtroi komunizmi, dhe si zgjatime të tij, filozofia dhe poezia.
Kjo prodhoi një lumë me dallkaukë që bënë ç bënë u drejtuan nëpër xhamia dhe lanë mjekrrat dhe filluan të shesin hurma arabie.

Historia "e lavdishme" e mbretit tonë Zog u harrua, ai u kthye në një figurë të mistershme dhe poetike i mbuluar me një mjegullnajë temjani dhe konkubinash.

Mbreti Zog donte të hynte në histori si mbreti më Europian dhe hyri në histori si mbreti i dytë pas Bardhylit, që për më tepër shiti Shqipërinë.

Të gjitha këto i di unë por shumë pak i përmendin. Sepse? Sepse quhen të tilla nga zagarët e së djathtës si pallavra komuniste.

Tani të flasim pak për pallavrat fashiste.

Së fundmi u botua për herë të parë në shqip "Një emër në katër rrugë" i Petro Markos, një libër voluminoz që përshkruan zogizmin e vogël shqiptar dhe luftën antifashiste.

Ashtu si libri tjetër "Griva" ai ndërton një portret të Luftës Nacional Çlirimtare nga ana e fituesve të dyfishtë, moralë dhe realë.

Tani, në fakt vëllezërit myslimanë do ju thonë se Petro ishte komunist, se e kishte gruan kurvë, se ishte shpërndarës droge, se nuk kishte shtëpi e taban, as familje, se edhe i biri Jamarbri ishte pijanec. Mos i besoni.

Besojini 700 faqeve që çoi për karton Komiteti i Partisë nën shokun Enver. Kjo mbetet mister pse, por duhet thënë që në këtë libër Petro është më cinik se asnjëherë.

Libri u censurua pikërisht atëherë kur pritej me zell të madh, kur njerëzit mbanin radhë për ta blerë. Gjithsesi, leximtarët e gjetën mënyrën ta lexonin.

Për ne, brezin e rritur nën filistinizëm, botimi nga Albas i "Një emër në katër rrugë" është një rast i mirë për të mësuar më shumë për çfarë dhanë jetën gjyshërit tanë.

Në të gjithë librat e Petro Markos përvijon një aromë lirie, një frymë grupi dhe një solidaritet. Personazhe kryesorë të këtij libri janë Tuli dhe Argjiri por shfaqet edhe Iloja, ndër personazhet qendrorë te "Nata e Ustikës".

Edhe librat e tjerë të Petros si "Shpella e piratëve" dhe "Fantazma dhe plani 3+4" duhen lexuar edhe nga të rriturit. Duhet loja për të kuptuar se në të vërtetë Petro Marko ndoshta është emri më domethënës i së majtës shqiptare sot. Një njeri që e jetoi fjalën e tij.

5 Komente

  1. L
    Laura nga Valona

    Nuk e njihni fare te madhin Petro Marko. Nuk e njihni familjen e tij te mrekullueshme. Petro Marko ishte njeri i dlire dhe i lire. Petro Marko ishte bregas dhe Vlonjat. Petro Marko ishte trim mbi trima, ishte Burre. Dali i tij ishte nje Poet i rralle dhe filosof. Jamarber ishte nje lule e bukur, nena e tij artiste e vertete e kishte pikturuar. " Ata te thyen me dysh Une t'i bashkova me kundes pjeset...." "Filluan te prishin kisha Une e pash zotin punonte bashke me ta Ata folen per njerezit e vdekur Dhe Zoti u largua I trembur: Pse paska vlekje ede ne boten e njerezve"

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shqiperia Etnike

      Analist idjot, psikotik dhe depresiv. Para myslimanëve , Petro Markon dhe veprën e tij e sabotuan dhe përdhunuan familjarët e tij dhe gjithë 300 euroshit e shitur në tregun e gjësë së gjallë për grekë 4000 vjeçarë. Petro Marko është vetëm simbol i artit modern, Shqipërisë moderne dhe qytetare. I njerëzve të lirë, laikë, revolucionarë dhe patriotë, por me veprën e tij nuk mund të jetë simbol i prostiticionit dhe vorjoqimarës, i njerëzve të shitur për një copë bukë, i deleve të kishës greke dhe jashtëqitjes klerikale të helenizmit mesjetar, që kanë për simbol Ferid Bejlerin dhe Janullatosin.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vlora

        Lereni rehat Petro Markon dhe familjen e tij fisnike! Lereni rehat Janullatosin Lini rehat te vdekurit!! Laura

        Përgjigjjuni
        1. D
          Drini

          E keni njohur PETRON o llumi i pafisshem i vendit tone te dashur. I bukur, fisnik, i ditur ,i mbushu plot me ndjenja qe i shpreheshin ne fytyre , ne shpinen qe e mbajti gjithmoe drejte, ne shkrimet e tij te vlera qe nuk i pelqenin te gjithe ,sidomos ata qe u lekundeshin karriket prej tyre .Ata qe shajne P.MARKON ende pas dhjetra vjetesh qe ka vdekur s jane Shqipetar as njerez ,jane qenie te gjalla pa gjak e dashuri ,jane zombie qe duan te shkaterrojne indin e shoqerise , te moralit kombetar dhe kultures kombetare.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Laura

            Faleminderit Drini! Nuk jam tip qe shkruaj komente, por ishte e pamundur te mos shkruaja. Me erdhen ne mendje vargjet e Jamarber... shihte larg Jamarber ne nje kohe kur terri dhe frisa kishte pushtuar vendin. Nje falenderim te vacante Aranites qe ka botuar keto perla te mrekullueshme te dy gjiganteve Petro dhe Jamarber Marko!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje