“Zjerm” përmbyll finalen e Eurovision 2025, një himn i muzikës dhe autenticitetit

17 Maj 2025, 23:38Kulturë TEMA

Në skenën e Eurovision 2025 në Bazel, Shqipëria u paraqit me një performancë dinamike që tërhoqi vëmendjen e publikut europian. Shkodra Elektronike interpretoi këngën “Zjerm”, një krijim unik që bashkoi elementë të muzikës elektro-pop me motive tradicionale shqiptare.

Performanca u karakterizua nga energji dhe një vizualitet që solli në skenë simbole kombëtare në një formë bashkëkohore. “Zjerm” u dallua për stilin e tij të veçantë dhe përpjekjen për të përfaqësuar një identitet muzikor modern që nuk harron rrënjët.

Përmes një skenografie të kuruar, kënga përcolli një mesazh për bashkëjetesë kulturore duke lënë gjurmë me origjinalitetin e saj.

Teksa vetëm pak minuta na ndajnë deri sa të mbyllet votimi, të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit mund të votojnë Shqipërinë në numrin 54345 me kodin 26 si dhe online në faqen zyrtare: esc.vote

/rtsh/

5 Komente

  1. M
    Muçi..

    Ku janë pikët pra??? Gjithë ajo fryrje....

    Përgjigjjuni
    1. 2
      2100

      Shume bukur, ai "autenciteti"...lol..dhe prape nuk fituam.lol

      Përgjigjjuni
    2. M
      Messerschmitt

      Respekt Shkodres na perfaqsuan me dinjitet te plot ......Suksese

      Përgjigjjuni
      1. B
        Blerta nga USA

        ????????????????????????????????????????????

        Përgjigjjuni
        1. L
          Laura

          Faleminderit Kol dhe Beatrice! Nese do dinini dhe kuptonin tekstin, jam e bindur qe do kishit fituar. Kjo kenge eshte per njerezit e mire dhe bota eshte plot me njerez te mire, por shpesh jane pa emer e kendojne dhe nuk cirren.. nuk Kane drita projektoresh qe ti ndricojne, por vetem driten e tyre te shpirtit. kjo kenge me solli ndermend filmin gjerman “Das Leben des anderen‘ Faleminderit qe bete drite mbi njerezit e mire!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje