VIDEO/ Momenti kur "Shkodra Elektronike" merr pjesë në samit, kënga që na përfaqësoi në Eurosong duartrokitet nga liderët europianë

18 Maj 2025, 09:33Kulturë TEMA
VIDEO/ Momenti kur "Shkodra Elektronike" merr pjesë në

Nën tingujt e këngës me të cilën Shqipëria përfaqësohet në festivalin europian të këngës, udhëheqësve të kontinentit iu urua në mënyrë shqiptare mirëseardhja e dytë në Tiranë.

Organizatorët ishin kujdesur që shfaqja artistike të sillte edhe nota humori përpara se politikanët e lartë të hynin në punimet e samitit politik.

Një minutazh i shkurtër i animuar me portretet e udhëheqësve të Europës, mundësuar nga inteligjenca artificiale në çdo gjuhë, shkaktoi të qeshura në sallë. Ideja ishte shumë domethënëse dhe ia arriti qëllimit: e para, se Shqipëria është gati për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian dhe e dyta, se nëpërmjet portreteve fëmijërore, të burrave dhe grave që vendosin sot fatet e Europës, përcillet dimensioni paqësor në këtë kohë të trazuar gjeopolitike.

Shfaqja nisi me një rrëfim origjinal, që tregonte se vizatimet me të cilat është veshur ndërtesa e samitit janë të fëmijëve dhe të rinjve shqiptarë, si një apel për ëndrrën dhe aspiratën e shqiptarëve për Bashkimin Europian, që nuk njeh moshë.

/rtsh/

 

1 Komente

  1. a
    antipatrea

    Kije inat sa te duash , po jepi hakun ! Ky per keto pune eshte njesh ...

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje