Diana Kastrati: Madhështi e përunjësi, siç veç e Bukura përcjell

18 Maj 2025, 17:31Kulturë TEMA
Diana Kastrati: Madhështi e përunjësi, siç veç e

"Që kur kam dëgjuar për herë të parë këngën “Zjerm”, e befasuar nga ai shpërthim cilësor artistik, e deri mbrëmë në përmbyllje të pritjes, më vërtitej në kokë një mendim fiks: Art i pabërtitur. Veç Art; formë e përmbajtje.

Madhështi e përunjësi, siç veç e Bukura përcjell.

Në kohë mungese poetike, letrare, por edhe muzikore, teksti, muzika e veshja e këngëtares, i kanë këmbët e zhytura thellë në traditë, por edhe në modernitet, duke mos mbartur as edhe një grimcë patetizmi a nacionalizmi retorik, paçka se çdo element i flet identitetit tonë kombëtar.

Një gjë është e qartë: ky nivel cilësie nuk mbërrihet në një ditë, as në një vit a dy. Don kultivim. Tre artistët tanë janë bijtë e një humusi pjellor, shumë shekullorë.

Beatriçe Gjergji, Kolë Laca, Lekë Gjeloshi: ju falemnderes për modelin/shembullin që sollët!" - shkruan Diana Jup Kastrati në fb.

A.K./TemA

2 Komente

  1. d
    dejavu

    Shqiperia i ka perkujtuar eurovizionit kohen e lavdishme kur eurovizioni nxirrte kenge me fame boterore. I ka dhene nje shembull per te reflektuar.

    Përgjigjjuni
    1. K
      K

      NJe kenge perle qe si gjithmone shqiperia jone i tregoi edhe nje here europes se edhe pse nji vend i vogel ne zemer TE saj kemi historine tone dhe aq me teper dime ta vleresojme dhe ta kendojme falenderoj pa mase gjithe prestare e stafit qe moren pjese ne eurovizion POR nje falenderim te vecante meritojne te dy interpretuesit ekenges Beatticen e

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje