Shqiptarët e Kosovës gjatë komunizmit në Shqipëri: Na u nxi jeta në burgje e kampe

16 Gusht 2025, 23:29Kulturë TEMA
Shqiptarët e Kosovës gjatë komunizmit në Shqipëri: Na u

Një njollë e zezë mbetet për shtetin komunist të Enver Hoxhës, keqtrajtimi që i ka bërë emigrantëve kosovarë që vinin në Shqipëri gjatë diktaturës. Duke e menduar Shqipërinë si vendin e shtetin e tyre, ata gjenin këtu një trajtim edhe më të keq nga vendi i tyre që ishte i pushtuar nga jugosllavët.

Qëndrimi i shtetit komunist, gjatë gjithë ekzistencës së tij, mbeti shumë armiqësor ndaj shqiptarëve të Kosovës e Çamërisë.

Në letrat e tyre drejtuar udhëheqjes së lartë komuniste, ata kërkonin kryesisht të shpëtonin nga e keqja që i kishte gjetur. Shumë shqiptarë nga Kosova banonin këtë kohë në Seman të Fierit.

Mes një diskriminimi të paparë, ata ishin përditë pre jo vetëm e urrejtjes komuniste, por edhe ndaj një persekutimi politik që nuk e kuptonin pse u vinte.

Në letrat e tyre shihet shumë dhimbje. Nuk i përfillin si njerëz, as te mjeku nuk i çojnë, i mbajnë të izoluar e të kontrolluar.

Përveç rasteve të poshtëshënuara, theksojmë atë të Seit Vukajt nga Kosova, i ardhur në vitin 1957 për të kërkuar strehim politik. Është internuar në Seman, por kërkon të kthehet në Llakatund. Në shkurt 1958 ishte përpjekur të arratisej e shfaqte sërish tendencë të tillë, thuhej në raportin e datës 7.2.1959.

Sekretar i parë i KQ të PPSH-së

I nënshkruari Mark Gjolaj me kombësi shqiptare, tani emigrant, nga Jugosllavia, me qëndrim në N.B.Sh. “Çlirimi” sektori Seman në Fier, ju paraqes sa vijon:

Më datë 12.3.1953 kam emigruar në RP të Shqipërisë, me qenë se si shqiptar kam dëshiruar dhe dëshiroj të jetoj këtu. Qysh nga dita e ardhjes sime në Shqipëri, kam qenë vetëm nëpër burgje dhe kampe duke mos qenë kurrë i lirë, megjithëse kam një të kaluar të mirë patriotike shqiptare.

Për këtë arsye ju drejtohem juve dhe ju lus që të më ndihmoni duke urdhëruar lirimin tim nga Semani.

N.B.Sh. “Çlirimi” – Sektori

Letra trajtohet më 14.3.1959 nga drejtori i Drejtorisë së Jashtme të KQ, Mihal Prifti, i cili ia bashkëlidhur atë së bashku me letrat e shtetasve të tjerë jugosllavë, pavarësisht nga kombësia.

Të njëjtën gjë kishin kërkuar edhe emigrantët: Hajdar Gashi, Nikolla Shoq, Mustafa Kollari, Dushan Vukiç, Shabam Kllobçishta, Ramush Maxhari, Bozho Vujosheviç, Hajdar Qetkaj, Hadi Gashi, Hilmi Duraku, Nazmi Sulejmani. Midis të tjerash, Prifti udhëzon:

“Të njoftohen të lartpërmendurit se nuk ka mundësi që të lirohen, por ata do ta bëjnë jetën e emigracionit si gjithë emigrantët e tjerë. Atyre që kanë kërkuar për t’u riatdhesuar t’u thuhet se çështja do të shqyrtohet, por ata që kanë shtetësinë shqiptare, më parë duhet t’i drejtohen Presidiumit të Kuvendit Popullor për heqjen e shtetësisë. Atyre që kanë kërkuar për të vazhduar studimet me bursë t’u thuhet se këtë çështje do ta shohim dhe do t’u japim përgjigje më vonë”.

Biros Politike të PP të Shqipnis

I nënshkruari Ramush Maxhari, emigrant jugosllav me qëndrim në sektorin e Semanit Fier.

Paraqes lutjen sa vijon. Simbas kërkesës dhe dëshirës time m’u dha viza për riatdhesim në Jugosllavi. Më datën 19.12.1956, sipas rregullores, unë i dorëzova vizën në Drejtorinë e Pasaportizimit Tiranë. Po në atë ditë, për nënshkrim. Qysh nga ajo ditë e deri sot, kaloj një vit e plotë e sa ditë që nuk m’u dha përgjigja e vizës.

I lutem titullit të naltpërmendur, kini mirësinë si pranë meje, më njoftoni daljen e vizës sime. Mbasi ndjej dëshirë që të riatdhesohem pranë familjes tue bazue në moshën që jam i ri.

Qëndroj me plot shpresë se lutja ime do të merret parasysh, kjo është shprehja jonë.

Unë Eshref Dauti, emigrant jugosllav me banim në Seman Fier, paraqes lutjen time me sa vijon:

Meqenëse me shëndet jam dobët, mund të them se kam sëmundje të madhe, ju drejtohej me këtë lutje dhe kërkoj ndihmë nga ana juaj. Si organi më i lartë i partisë, ju lutem që të më jepni një ndihmë duke më liruar të shkoj te mjeku, sepse nuk më kanë lirue organet tona të shkoj te mjeku të vizitohem. Me këtë nuk dua të ankohem kundër organeve që merren me neve, sepse disa emigrantë nuk kanë sjellje të mira, prandaj dhe unë
së bashku me ta po jetoj dhe s’më jepet mundësia të shërohem. Mbetem me shpresë se do të ma plotësoni dëshirën e kërkuar.

(Për këtë jepet leja vetëm për t’u vizituar)

Sekretarit të parë të KQ të PPSH-së, shokut Enver Hoxha, Tiranë

Unë i nënshkruari Ibish Draga, emigrant jugosllav i emigruar në tetor 1956, lindur më 1936 në Katundin
e Ri të Pejës, tash me qëndrim në Seman, kam nderin me ju paraqit këtë lutje që ma poshtë vijon:

Më datë 31 janar 1957 kam ba kërkesën për riatdhesim në vendlindjen time, qeverisë jugosllave dhe nëpërmjet legatës jugosllave në Tiranë më është komunikuar se kërkesa ime është aprovuar dhe të paraqiten në legatën jugosllave në Tiranë për nënshkrimin e vizës dhe tërheqjen e pasaranit për riatdhesim. Meqenëse jam shtetas jugosllav, nga vendqëndrimi ku ndodhem, duhet të pajisem me leje për vajtjen në Tiranë, prandaj, ju lutem juve drejtpërdrejt shoku Enver që të ndërmjetësoni pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme për dhënien e lejes së duhur për tërheqjen e pasaranit nga legata jugosllave në Tiranë.

Mbasi u plotësua plot një vit e gjysmë dhe nuk m’asht dhanë mundësia për tërheqjen e pasaranit, prandaj ju lutem personalisht juve shoku Enver që të keni mirësinë dhe të ndërmjetësoni organet kompetente dhe të më jepni mundësinë për t’u riatdhesuar pranë familjes sime. Ju lutem më njoftoni me shkrim mbi lutjen time. Mbes me shpresë se lutja ime do të merret parasysh.

 

9 Komente

  1. L
    Leo

    Kosova ka njerez te mire dhe disa shume te pabese. Pa u futur ne histori te jetes, keta duken nga menyra si shajne dhe minimizojne Shqiperine ne komente dhe provokojne njerezit me argumenta te lodhura. Enveri nuk u pati besim, por dhe vete Kosovaret nuk i kane besim njeri tjetrit. Jo per te justifikuar krimet e komunizmit megjithate as te shajne banoret e Kosoves, thjesht nje studim sociologjik.

    Përgjigjjuni
    1. a
      azem galica

      po si nuk ju vjen turp more pisa ,ju jeni trajtuar me mire se vete shqipetaret e shqiperise . por ne gjirin tuaj keni patur edhe 'shqiptare' te kosoves me gjak serb ,ju e dini mire kete .po shqipetaret e camerise si nuk kane turp qe ankohen te gjithe kane qene ne pune te zgjedhura , ju jeni gjakprishur me serb dhe greke prandaj jeni dhe mosmirjohes.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vala

        Ne mendjen time te dikurshme, kosovaret kane qene te ngarkuar me mite e me lavdi, sepse kemi pat nje kosovar te quajtur Halit Kacanolli I cili ish komandant I bataljonit partizan Semani, dhe me pas kuader I mrekullueshem, njeri goje embel qe nuk e njihte sarkazmen dhe ironine. Vdiq pas viteve 90. Kish kaq force te madhe reflektuese, sa une gjithe kosovaret I kujtoja se ishin si ai. Fatkeqesisht me pas njoha edhe shume te tjere qe ta shpifin me pafytyresine e tyre.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Leo

          Fati i keq eshte qe ka shume njerez qe nuk i njohin Kosovaret e mendojne qe jane te vuajtur e atdhetare. Ata s kane llogjiken minimale e komunikimi e shkrim zero. Kam qene vete prezent kur keta tifozet kuqezi ne Tirane ngacmonin seksualisht nje cift. S kisha pare nanjehere keshtu

          Përgjigjjuni
      2. A
        Andreas

        Nje pjese e tyre ishin spiune te UDB-se...

        Përgjigjjuni
        1. g
          gashi

          A ka pasur kosovar që punonin në UDB....?? A ka pas bashkpuntorë të UDB...??? Po në polici,në atministratë dhe punë të privilegjuar.... A ka pas kosovar të martuar me sërbe...!!? Një fjalë thotë nuk ka pyll pa derra....

          Përgjigjjuni
          1. H
            Historiani

            Nje fakt qe anashkalohet nga historia jone eshte qe nga Kosova kane dale shume bashkepuntore te nazizmit. Prsh SS skenderbeg nje branch i famekeqit SS nazist eshte krijuar me Kosovare. Gjithashtu kampe perqendrimi kunder hebrenjve dhe Serbeve. Enveri nuk u kishte besim sepse popullata atje ndikohej kollaj nga ideologjite e jashteme. Sic sot Albin Kurti u ka bere shpelarje truri qe Shqiperia eshte armik dhe e kanebesuar direkte

            Përgjigjjuni
            1. a
              astrit

              Une mendoj se Enverizmi si specifik komunizmi allasoj, duke qene me origjine toske ne pergjithesi nuk i pelqenin shqiptaret e ish Jugosllavise, por eshte fakt qe komunistet shqiptar ishin shume dyshues per ta, nga nderhyrjet e UDB Jugosllave ne punet e Shqiperise dhe nen kete kend veshtrimi ata mosbesoheshin dyfish. Ka pasur shume shqiptar te ish Jugosllavise qe kane bashkepunuar me organet e sigurimit duke u hedhur ne Jugosllavi ose ne emigracionin e shqiptareve et Ish jugosllavise ne Evrope me qellimi propogandimi,spijinazhi e grupe te armatosur dhe shumica e tyre fale aftesise se UDB e spijuneve ne Tirane, jane asgjesuar ose arestuar. Te tjeret shqiptare te ish Jugosllavise ne Shqiperi jane trajtuar neper kampet e internimit ose jane izoluar neper fshatra e qytete te vogla me te njeten dhune si dhe shqiptaret e shqiperise. Nje pjese e vogel e tyre qe kishin fituar besimin e komunisteve shqiptar te Shqiperise kane bere nje jete normale ne qofte se mund te quhet normale jeta ne kohen e Enverizmit.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Populli

                Ata qe i nisi UDB me mission kunder Shqiperise u kalben burgjeve.Ata qe iken nga halli dhe erdhen tek ne u trajtuan shume mire u punesuan si ne arsim shendetesi e kudo nuk jane bere diferencime.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje