Nga Migena Demirxhi
Si sot lindi At Mati Prennushi (2 tetor 1882-11 mars 1948). Kreu studimet teologjike në Grac të Austrisë. U arrestua në fillim të vitit 1948, bashkë me prelatë të tjerë. Në fjalën e fundit, ai tha: “Jam i pafajshëm, po vdes në krye të detyrës s’eme. Rrnoftë Krishti mbret, Rrnoftë Papa, Rrrnofshin katolikët, Rrnoftë Shqipnia! U baj hallall gjyqit dhe ato që do të shtijnë mbi trupat tanë të pafajshëm!”.
Ai u ekzekutua me vdekje 11 marsin e vitit 1948, në sheshin e varrezave të Rrmajit, bashkë me Imzot Frano Gjini, Imzot Nikollë Deda, At’ Çiprijan Nika, At’ Mati Prenushi, cili është shpall martir dhe mban dekoratën e lartë të «Flamurit të Kombit».
Dokumentet e proceseve hetimore-gjyqësore shkruajnë se ata u dënuan për “deliktitin e dobësimit të mbrojtjes” si dhe akuzën politike se do të organizonin kryengritjen me armë dhe fshehjen e tyre në kishë e në Kuvendin Françeskan të Shkodrës, një akt i inskenuar nga Sigurimi i Shtetit, i dokumentuar në Historikun e Armës së Sigurimit, Shkodër.

Lini një Përgjigje