Përkthimi është një hapësirë e pamatur diturie për njerëzimin. Falë përkthyesve, përjetojmë letërsinë, kulturën dhe idetë e popujve nga çdo cep i botës.
Autoriteti për Informim mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit kujtoi në Ditën Ndërkombëtare përkthyesin e mirënjohur, Jusuf Vrioni që i mbijetoi regjimit komunist, përktheu Kadarenë dhe diktatorin, nën peshën e 13 viteve të gjata të burgut, punës së detyruar në tharjen e kënetës së Maliqit dhe survejimit 27-vjeçar.
Jusuf Vrioni lindi më 16 mars 1916, në familjen e mirënjohur beratase të Vrionëve, u arsimua në Paris, pas emërimit të të atit diplomat. Në vitet 1920, Iliaz bej Vrioni u dekorua me Urdhrin e Lartë të Legjionit të Nderit nga shteti francez. I shkolluar për drejtësi në Francë e Itali, intelektual i nivelit të lartë, Jusuf Vrioni u rikthye në Shqipëri në 1943.
Më 13shtator 1947 u arrestua nga regjimi komunist, me akuzën “për faje penale kundra Popullit dhe Shtetit, si anëtar i organizatës trathëtare Social- Demokrate dhe si agjent i spiunazhit Francez në Tiranë”.
Pas hetuesisë tejet të vështirë më shumë se njëvjeçare, Jusuf Vrioni u dënua nga Gjykata Ushtarake e Tiranës, më 8 korrik 1950, me 15 vjet privim lirie dhe punë të detyrueshme për aktivitet spiunazhi në shërbim të Francës dhe lidhje të ndryshme me të huajt, aktakuzë e ngritur dhe firmosur nga Ministri i Punëve të Brendshme, Mehmet Shehu.
Dënimin e kreu në burgun e Burrelit.
Pas lirimit nga burgu dhe internimit në Fier, në 1960 u emërua përkthyes në Tiranë, në shtëpinë botuese “8 Nëntori”, ku përktheu në gjuhën frënge veprat e Ismail Kadaresë, Enver Hoxhës, libra të regjimit e propagandës…
Jusuf Vrioni u ndoq për 27 vjet me radhë nga Sigurimi i Shtetit, në përpunim 2/A dhe 2/B, që nga 29.2.1964 deri më 28.04.1991, kohë kur dosja u arkivua. /atsh/
Sikur të kishte qenë noka , do i kishte përkthyer më mirë.
Jepini pune Salianjit ne burg ore, mos merzitet 1 vit brenda
Te perkthesh shkrimet e Enver Hoxhes eshte ma shume se turp!
O Astrit djali, ta "mbështes" totalisht komentin tënd. Sipas teje të perkthesh shkrimet e xhaxhit Enver, gjatë kohës kur qeveriste, paska qënë më shumë se turp, si per J.Vrionin ashtu ashtu edhe per ata që e perkthejnë edhe sot...!!! Pa qi nanen Shiqere, ta "mbështes" mendim-kritiken o Astro...!! Jam i sigurtë, që po të kishe qënë ti në vendin e J.Vrionit, kishe kundershtue në menyrë të rreptë dhe nuk kishe pranuar kurrë të perktheje shkrimet e xhaxhit diktator...!!! Hahahahahahaha, ti o Astro, në atë kohë edhe po të mos kishe krahët, letrat e xhaxhit do ti kishe perkthyer me tru dhe do të kishe futur një laps në bythë për ti shkruar...!!! Paska qënë më shumë se turp, të perkthesh shkrimet dhe fjalimet e xhaxhit Enver...., kurse, qënka një nder i lartë të shkruash dhe të perkthesh, jeten, veprimtarinë dhe ngordhjen e rracë-qirve, tradhetarve, kriminelve dhe hajdutave si Ahmet Zogolli, Xhafer Deva, Sali kopil Berisha, spihuni Azem Hajkari etj etj etj...??!!! O Astro djali, qënke pak gjysmë trap, ose ballist i Sali Protopapës....?!!!!