Revolta e Spaçit e 21 majit 1973 hyri në historinë e Shqipërisë si një nga ngjarjet më dramatike që tronditi regjimin komunist. Për tri ditë me radhë, të burgosurit politikë të këtij kampi, pas thuajse tridhjetë vitesh shtypje, ngritën midis maleve të Mirditës flamurin kombëtar kuqezi pa yllin e kuq, simbolin e diktaturës. Sot, kjo revoltë sillet në vëmendje përmes një dokumentari që erdhi premierë në kinema “Millenium”.
Filmi është një homazh për të gjithë pjesëmarrësit e atij akti trimërie, veçanërisht për të pushkatuarit: Pal Zefi, Dervish Bejko, Hajri Pashaj dhe Skënder Daja. Ata, si dhe 6000 të tjerë të pushkatuar politikë të regjimit, mbetën të zhdukur, me eshtrat ende të pagjetura.
“Spaçi është plagë e pambyllur. Ky kamp famëkeq mes maleve të Mirditës, një skenë e fshehur në komunizëm, një vend torturash, vuajtjesh, vend që zhbënte njeriun. Por edhe një vend historik, ku shqiponjat që kishim me hekura në duar guxuan, u ngritën dhe ngjyrosën me gjakun e tyre flamurin kombëtar pa yllin e bolshevizmit enverist, por siç ishte në kohën e Skënderbeut, ashtu siç është tani.”, - tha autori i dokumentarit, Besim Ndregjoni.
Sipas tij, kujtesa historike e Shqipërisë do të mbetet e paplotë, derisa Spaçi të shndërrohet në një muze të gjallë të persekutimit, si dëshmi e një prej regjimeve më të egër në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore. Filmi me autor Besim Ndregjoni dhe skenar nga Dashnor Kaloçi është realizuar nga Unioni Mbarëkombëtar për Integrimin e të Burgosurve Politikë të Shqipërisë dhe është mbështetur nga fondacioni "Konrad Adenauer", shkruan shqiptarja.
Ne Respekt per te gjithe " Martiret qe humben jeten e tyre " ne Burgun e spacit de ne Burgjet e tjera...Dhe nje Respekt per ata qe shqyr zoti jetojne akoma... Perse keta " Martire " si ata te ndjeret qe nuk Jetojne me dhe keta " Martire " qe shyqyr zoti jane gjalle dhe Jetojne akoma , nuk kane mare vleresimin qe duhet nga te gjitha Qeverite qe ka patur shqiperia ...sidomos nga ish komuniste Spiune Ordinere qe udhehoqen shqiperine mbas 90 ! Ndegjoni te nderuarin z. Daut Gumeni ne nje Interviste tek studja e hapur ne Youtube ! Te vleresoni urtesine dhe zgjuarsine qe tregon i nderuari te permbledhura se kush na ka udhehqur deri me sote ! dhe sa jane vleersuar ish te Burgosurit Politike !