Suxhuku i Hasit konkurron edhe atë të Kosovës! Një kilogram kushton 35 paund

16 Dhjetor 2024, 10:54Kulturë TEMA
Suxhuku i Hasit konkurron edhe atë të Kosovës! Një kilogram

Për të nxjerrë një produkt me plot shije sekreti qëndron i gjithi tek mishi që duhet të jetë i freskët dhe viçi të ketë kullotur në natyrë dhe shumë larg qytetit që ka ndotje.

Flamur Mulaj, nga Hasi na tregon se si prodhohet ky suxhuk i rrallë i cili kushton jo pak, 35 paund kilogrami. Dhe i gjithë suxhuku dhe mishi i thatë shitet në Londër, pasi emigrantët atje e kërkojnë shijen shqiptare.

Gazetarja, Rudina Muça: I gjithë sekreti i suxhukut dhe mishit të thatë qëndron edhe tek mënyra artizanale e tharjes, ku bëhet me prush e jo më furra. Mishi dhe suxhuku  qëndrojnë të   varur për 10 ditë

Flamur Mulaj: Unë prodhoj mbi 1200 kg suxhuk dhe e dërgoj të gjithin në Londër me një çmim prej 35 paun kilogrami

Gazetarja, Rudina Muça: Pse kërkohet kaq shumë ky suxhuku i Hasit?

Flamur Mulaj: Lopët dhe viçat rriten 750 metra mbi nivelin e detit dhe ushqehen me kulloton e pasur të këtij vendi. Pikërisht mishi më pas bën që të dalë një produkt i shijshëm dhe i shëndetshëm dhe ka mbi 4 vjet që unë këtë produkt e çoj në Angli.

Suxhuku i Hasit është mjaft i njohur, dhe ka shije e aromë të rrallë.

2 Komente

  1. S
    Saimir Korreshi, luani i Lushnjes

    Mos harroni, i çoni ca Saliut, mbase i bene mire dhe i ngre ....humorin se eshte shume i zymte. Nga ora 06 e mengjesit dhe deri n oren 06 te mengjesit pasardhes shan me liber shpie kedo qe paranoja e tij e vizaton me ngjyre te kuqe dmth te rezikshem per ata dhe familjen e tij. Pra, çoj ca kile atij, por jepja falas ne shenje servilizmi qe nuk e keni zakon, por e kerkon puna.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Berisha

      Po ike ore 35 paund kg, kujt po i thoni. Pse nuk deklaroni se e marrrin emigrantet se kane para pa hesap, ndaj dhe ju shitet. Po ku i del kostoja aq, ,,,, harrojeni. Sa te kete emigrante dhe ju ok jeni me tregun.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje