Artistët e rinj në Lezhë kanë krijuar një atmosferë ndryshe. Përmes tingujve të flautit, por dhe zërave të tyre treguan se tashmë janë gati për skena të mëdha
Lezha i hapi dyert artistëve të rinj me një koncert të veçantë me instrumentet frymore si flauti, ku zëri prodhon tingull.
Shkolla 9-vjeçare “Besëlidhja” në bashkëpunim me Universitetin e Arteve performuan së bashku në skenë duke sjellë për publikun disa pjesë të muzikës klasike.
Duartrokitjet i dhanë edhe më shumë frymëzim talenteve.
Artistët e rinj thanë se gjithçka ishte shumë emocionuese për ta.
Edhe organizuesit e këtij koncerti, mësuesja e Flautit, Anxhela Kapja Hammad dhe pedagogia Rozana Kuka u shprehën se suksesi i këtij koncerti është rezultat i punës dhe përkushtimit të pandërprerë të nxënësve.
Ky organizim i përbashkët i dha zë jo vetëm muzikës klasike, por edhe pasionit për artin, duke nxitur brezin e ri lezhjanë drejt skenave të mëdha. /rtvora/
Lini një Përgjigje