Një nga dallimet më të mëdha mes kulturës perëndimore dhe asaj shqiptare është mënyra se si i trajtojmë fillestarët dhe ekspertët. Gjatë një bisede nw “Apostrof”, Blendi Salaj ndan një vëzhgim të mprehtë mbi këtë çështje, duke krahasuar përvojën e tij në Shtetet e Bashkuara dhe në Shqipëri.
Sipas tij, në Perëndim, kur dikush është në fillimet e tij, ai inkurajohet, edhe nëse nuk është aspak i mirë në atë që bën. Ekziston një mentalitet që e mbështet individin të rritet dhe të përmirësohet me kohën. Në të njëjtën kohë, sapo dikush arrin një nivel të lartë, kritikat bëhen më të ashpra, me qëllim që të ruhet standard.
Ndërkohë, në Shqipëri ndodh e kundërta. Fillestarët shpesh kritikohen që në hapat e parë, madje u thuhet se nuk janë të talentuar, se është tepër vonë për ta, ose se duhet të heqin dorë, duke frenuar kreativitetin dhe zhvillimin personal dhe duke i bërë shumë njerëz të dorëzohen para se të kenë një mundësi të vërtetë për të mësuar dhe për të përparuar. Nga ana tjetër, ata që arrijnë sukses, shpeshherë marrin vetëm lavdërime dhe nuk përballen me kritikë të sinqertë, gjë që mund të krijojë një kulturë vetëkënaqësie dhe stagnimi.
Tradhetaret I bejme heronj dhe heronjte tradhetate punetorin e bejme hajdut dhe hajdutin te ndershem te bardhes I themi e zeze te keqit dome I themi i mire do me ka da te duash