VIDEO/ Më shumë se 24 mijë bileta të shitura, Alban Skënderaj mbush stadiumin ‘Air Albania' me koncertin ‘Motiv’

7 Qershor 2024, 08:17Kulturë TEMA
VIDEO/ Më shumë se 24 mijë bileta të shitura, Alban

Për të shënjuar 20 vjetorin e karrierës, artisti dhe këngëtari i njohur Alban Skënderaj ka mbajtur dje një koncert në stadiumin “Air Albania”, i titulluar “Motiv i jetës time”, njëjtë si kënga e parë e që e ngjiti në skenë.

Plot 24 mijë bileta janë shitur për të ndjekur koncertin e këngëtarit, i cili ka mbushur plot stadiumin ‘Air Albania’.

Nga stadiumi ku u zhvillua koncerti salla dukej plot. Edhe kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga lart nga stadiumi ‘Air Albania’, ku duket pjesëmarrja e jashtëzakonshme.

Krahas tij ishte edhe bashkëudhëtarja e jetës, artistja Miriam Cami A.K./TemA

2 Komente

  1. P
    Pet.

    Padyshim kengetari me i sukseshem i ketyre 30 viteve ne Shqiperi.

    Përgjigjjuni
    1. n
      na myti katunaria me minifund e mikrofon ne dore

      Si ka mundesi 24 mije bileta? Vet stadiumi ka 22 mije vende, por duke qene pjesmarres e pare si deshmitar qe NUK ishte PLOT nuk dalin llogarite. Pjesmarrja ishte padyshim masive krahasuar me sallat me te mira e me te medha ne Shqiperi dhe urime artistit, por kur gazetaria jone do te filloje ta kuptoj qe detyra e gazetarit ndryshe nga ajo e te folmes popullore me shprehje te tipit, shume, teper, plot, sa te dush, hic, as-i-çik, tumllas, plot e perplot..., te flasi korrekt, sakte, precize, ashtu sic i duhet si profesioniste. Me numra, me kohe, me sasi e percaktime qe dalin nga burime ZYRTARE.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje