Vjen seriali televiziv për arbëreshët, me producent Emanuele Galloni

22 Shkurt 2026, 15:29Kulturë TEMA
Vjen seriali televiziv për arbëreshët, me producent Emanuele

Një histori për rrënjët, kujtesën dhe identitetin. Seriali i ri dokumentar i producentit italian Emanuele Galloni, sjell në vëmendje historinë e arbëreshëve në Kalabri, pasardhësit e shqiptarëve që u larguan nga atdheu rreth 500 vjet më parë.

Galloni, producent televiziv dhe themelues i “Connemaris Media” ka realizuar një serial me gjashtë episode, që ndërthur dokumentarin me elementë të prozës fiktive. Në qendër është historia e këtij komuniteti që ka ruajtur gjuhën, traditat dhe lidhjen shpirtërore me Shqipërinë ndër shekuj.

Ndryshe nga prodhimet e tjera për arbëreshët, ky serial shkon përtej rrëfimit historik. Ekipi ka bashkëpunuar me një kompani ndërkombëtare testimi gjenetik për të analizuar ADN-në e disa pjesëtarëve të komunitetit, në kërkim të provave shkencore për lidhjen e tyre me Shqipërinë.\

“Ne u përpoqëm të gjenim në bashkëpunim me Ancestral, nëse arbëreshët kanë vërtet në ADN-në e tyre lidhjen me shqiptarët, nga janë dhe nga vijnë.”, thotë Galloni për "Report TV".

 

Rezultatet, të transmetuara në episodin e katërt, sollën emocione të forta: lot, habi dhe reflektim mbi identitetin.

“Identiteti është një temë shumë e fuqishme sot. Në një kohë kur teknologjia dhe inteligjenca artificiale po ndryshojnë botën, emocionet e vërteta të njerëzve përballë zbulimeve mbi rrënjët e tyre janë të pazëvendësueshme.”, vijon ai.

Për producentin, ky projekt është edhe personal. Ai thekson lidhjen me vendlindjen e nënës së tij në Kalabri dhe pasionin e hershëm për pakicat gjuhësore. Prej vitit 2014 ai ka punuar me komunitete minoritare në Evropë, nga Uellsi në Irlandë e Skoci, duke u fokusuar në ruajtjen e identitetit kulturor.

“Interesi im për Shqipërinë dhe në përgjithësi për të gjitha vendet ku ka shqiptarë është i madh. Po punoj për momentin edhe në një serial të ri televiziv, një film imagjinar, që zhvillohet gjatë viteve ’40-të dhe shpresojmë të jetë një bashkëprodhim me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën.”, tregon Galloni.

Ai ishte i pranishëm gjatë këtyre ditëve në Berlin në “European Film Market”, për të zgjeruar bashkëpunimet ndërkombëtare, pasi, siç thotë, kompania e tij ka përfituar dy grante nga programi “Creative Europe” për projekte multimediale në qendër të të cilave janë pakicat etnike. A.K./TemA

1 Komente

  1. O
    O Zot cfare tjeter do te na shohen site......

    dhe pas nje test DNA te arbereshit Antonio dhe turkoshqipfolesit Xhufka doli se keta lanete ishin birazere ....."dembabadem"(Turkish rasat)!!!! Hahahaha,o Zot cfare tjeter do te na shohen site..... gezuar ramazonin!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje