Nicole Scherzinger ka “djegur” rrjetet sociale me fotot e saj të fundit nga pushimet luksoze në Maldive. Këngëtarja 48-vjeçare është shfaqur në super formë, duke pozuar me bikini në mes të detit, në një set imazhesh që kanë tërhequr mijëra pëlqime dhe komente.
Me një humor sensual dhe plot vetëbesim, ish-ylli i “Pussycat Dolls” ndau momentet e relaksit me ndjekësit e saj në Instagram, duke i shoqëruar fotot me mbishkrimin: “Terapi me ujë deti”.
Pamjet e publikuara e tregojnë Nicole duke shijuar diellin, ujin e kristaltë dhe qetësinë e një plazhi ekzotik, ndërsa duket më në formë se kurrë. Fansat nuk kanë kursyer komplimentet, duke e quajtur atë “mahnitëse”, “të përjetshme” dhe “një nga femrat më seksi të showbiz-it”.
Scherzinger, e njohur për disiplinën e saj në palestër dhe stilin e jetesës së shëndetshme, vazhdon të dëshmojë se mosha është thjesht një numër, ndërsa fotot e saj nga Maldivet janë kthyer menjëherë në virale./E.K
O zonje, të ka kaluar data e skadencës. Ik këput drrasat andej diku larg syve të publikut se le nam. Na je bërë si Deniro, aktor i mirë dikur, por ka rrjedhur me kohë.
ku esht me ne form se kurr?