Pasaportat më të fuqishme për 2026, tre vendet aziatike në krye, ja ku renditet Shqipëria

14 Janar 2026, 10:52Lifestyle TEMA
Pasaportat më të fuqishme për 2026, tre vendet aziatike në

Raporti Henley Passport Index 2026 tregon se hendeku mes pasaportave më të fuqishme dhe atyre më të dobëta ka arritur nivelin më të lartë në 20 vite, duke e bërë vendin ku lind dikush më të rëndësishëm se kurrë për lirinë e udhëtimit.

Singapori mban vendin e parë me akses pa vizë në 192 destinacione, ndërsa Afganistani renditet i fundit me vetëm 24. Diferenca prej 168 destinacionesh është më e madhja në historinë e indeksit.

Në Europë dominojnë Japonia dhe Koreja e Jugut në vendin e dytë (188 destinacione), ndërsa një grup vendesh si Danimarka, Spanja, Suedia dhe Zvicra ndajnë vendin e tretë. Kanadaja renditet në vendin e 8-të globalisht. SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar janë rikthyer në Top 10, por kanë pësuar rënie afatgjata vitet e fundit.

Një lajm pozitiv për rajonin: Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Ukraina kanë shënuar përmirësime të ndjeshme në dy dekadat e fundit, ndërsa Kosova ka pasur rritjen më të madhe në 10 vite, duke u ngjitur 38 vende në renditje.

Ekspertët paralajmërojnë se, ndonëse udhëtimet globale po rriten, shumë shtete po shtrëngojnë kufijtë, duke e bërë “privilegjin e pasaportës” një faktor vendimtar për mundësitë ekonomike dhe sigurinë personale.

Po ku rënditet Shqipëria? Vendi ynë mban pozicion e 43 në listë, teksa me pasaportën tonë mund të udhëtosh 121 vende të botës.

Renditja e pasaportave më të fuqishme për vitin 2026:

Singapori (192 destinacione)

Japonia, Koreja e Jugut (188)

Danimarka, Luksemburgu, Spanja, Suedia, Zvicra (186)

Austria, Belgjika, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Irlanda, Italia, Holanda, Norvegjia (185)

Hungaria, Portugalia, Sllovakia, Sllovenia, Emiratet e Bashkuara Arabe (184)

Kroacia, Republika Çeke, Estonia, Malta, Zelanda e Re, Polonia (183)

Australia, Letonia, Lihtenshtajni, Mbretëria e Bashkuar (182)

Kanada, Islanda, Lituania (181)

Malajzia (180)

Shtetet e Bashkuara (179)/ E.K

Burimi: Henley Passport Index 2026

2 Komente

  1. L
    Lloji

    Saliut dhe Rames jepuani shtetesine e Afganistanit te marim frym lirisht….

    Përgjigjjuni
    1. I
      Imperial

      Fuqia a pasaportes nuk matet ne sa vende udheton pa vize , por si te trajtojne autoritetet e vendit ku shkon, dhe cfare ben vendi yt ( ai qe te ka dhene pasaporten ) kur ke probleme. Me kete renditje i bie qe Greqia ka pasporte me te forte se Amerika .

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje