Aeroportet britanike tani kanë një taksë mbi përqafimet e gjata

13 Janar 2026, 13:31Lifestyle TEMA
Aeroportet britanike tani kanë një taksë mbi përqafimet e

Katër aeroporte kryesore në Mbretërinë e Bashkuar kanë filluar vitin e ri duke rritur tarifat për ndalesat e makinave, të njohura ndryshe si “kiss and fly parking”.

Pothuajse të gjitha aeroporte britanike tani paguajnë për ndalesat e shkurtra, pas vendimit të aeroportit të Newcastle për të hequr politikën e mëparshme të ndalesës falas në dhjetor.

Aeroporti London City ka vendosur për herë të parë një tarifë për ndalimin e makinave, me 8 paund për deri në 5 minuta dhe 1 paund për çdo minutë shtesë, deri në maksimum 10 minuta. Aeroporti, i vendosur në zonën Royal Docks të Londrës Lindore, tha se kjo masë ka për qëllim të sigurojë akses efikas për të gjithë përdoruesit, duke përjashtuar mbajtësit e Blue Badge dhe taksitë e zezë.


Gatwick, aeroporti i dytë më i ngarkuar në vend pas Heathrow, u bë më i shtrenjti për ndalesat duke rritur tarifën 10-minutëshe nga 7 paund në 10 paund, pasi vitin e kaluar e kishte rritur vetëm në 7 paund. Rritja u justifikua me kostot e larta operacionale, përfshirë tatimet e biznesit që janë më shumë se dyfishuar.

Taksa e përqafimit supozohet të zvogëlojë përdorimin e makinave private për të arritur në aeroportet britanike (pra, më pak ndotje, trafik dhe emetime) e të inkurajojë përdorimin e transportit publik, në emër të lëvizshmërisë së qëndrueshme./ E.K 
Burimi:The Sun

4 Komente

  1. L
    Lani

    Poshtersit

    Përgjigjjuni
    1. v
      vezhguesi

      Prite kur te vendosin takse per te marre fryme brenda aeroporteve. Edhe kapitalizmi po deshton si forme ekonomoke. Duket qe po shkon drejt kollapsit me politikane qe aplikojne ligje dhe taksa per te tjeret, por qe nuk i prek ata vete.

      Përgjigjjuni
      1. l
        lexuesi

        Monarki arkaike e despotike....tinzare kunder njerezimit, e ka kthyer Britanine ne kosh plerash....

        Përgjigjjuni
        1. A
          Asd

          Eshte shteti qe duhet te mos i lejoje te spekullojne. Priteni kur ta beje edhe Rinasi me Kastratin se mezi presin shembujt negative qe te jene ne linje me to.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje