Fjala “online” hyn në fjalorin e Gjuhës Shqipe si “onlajn”

13 Janar 2026, 10:43Lifestyle TEMA
Fjala “online” hyn në fjalorin e Gjuhës Shqipe si

Një ndryshim interesant ka hyrë në përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe. Akademia e Shkencave të Shqipërisë ka publikuar së fundmi versionin online të Fjalorit të Madh të Gjuhës Shqipe, ku për herë të parë është përfshirë edhe një nga fjalët më të përdorura të epokës digjitale: “online”.

Por surpriza është mënyra se si kjo fjalë është përshtatur në shqip. Në fjalor, ajo figuron me formën “onlajn”, duke ndjekur rregullat e shqiptimit dhe të drejtshkrimit të gjuhës shqipe.

Sipas përkufizimit zyrtar, “onlajn” përdoret për të treguar veprime që kryhen përmes internetit. Në shpjegim përfshihen shembuj si: mësim onlajn, takim onlajn apo bisedë onlajn, duke e bërë termin pjesë të gjuhës standarde.

Kjo do të thotë se nga tani e tutje, në përdorimin zyrtar në shqip, fjala “online” ka ekuivalentin e saj të pranuar: onlajn. / E.K

3 Komente

  1. D
    Dire Straits !!.!!

    Se shpejti , do te hyje ne fjalorin tone edhe shprehja epike e plakut Sali me rastin e futjes se Shqiperise ne Nato : "Dhis is a mirakell of fridom".

    Përgjigjjuni
    1. T
      Treni

      Fjalët e huaja shkruhen ashtu si shqiptohen sipas rregullit. Tani hajd mbushjani mendjen njerëzve a thuajse po i bëhet vonë ndokujt.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Emil Lafe

        Mendoj se nuk e ka mirë fjalori i madh. online është njësoj si email, en bloc, blackout, play off, play back, allegro ma non troppo, de jure, de facto, blitz, casus belli, ex cathedra - kështu shkruhen përgjithësisht këto fjalë në gjuhët europiane që përdorin alfabetin latin; në disa gjuhë email ose e-mail është përkthyer në e-posta. E.L.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje