Duket se dashuria mes moderatores së njohur Megi Pojani dhe futbollistit Endri Çekiçi po hyn në një kapitull të ri. Sipas asaj që u zbulua së fundmi në një emision televiziv, çifti pritet të kurorëzojë lidhjen e tyre me martesë shumë shpejt.
Moderatorja, e cila njihet për natyrën e saj shumë diskrete sa i përket jetës private, është “zbuluar” këtë herë nga këngëtari Sinan Hoxha, gjatë një bisede në studio. Teksa po diskutonte me Megi Pojanin, Sinani ndau një detaj që shkaktoi reagime të forta dhe të qeshura mes të pranishmëve.
Me tone humori, por edhe seriozitet, këngëtari tha:
“Lajmi i vitit! Unë nuk bëj humor, ti e di që nuk bëj shaka. Megi Pojani sapo më ka rezervuar për vitin 2026. Më 12 gusht martohet.”
Deklarata e tij u prit me habi dhe entuziazëm, ndërsa kamerat u fokusuan menjëherë te moderatorja. Pa u përpjekur ta mohonte, Megi Pojani e konfirmoi lajmin me një përgjigje të shkurtër, por shumë domethënëse:
“Po, e bëra.”
Edhe pse prej vitesh është përfolur për një lidhje mes saj dhe futbollistit Endri Çekiçi, asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar kurrë publikisht romancën. Megjithatë, fotot dhe videot e shumta nga vende të njëjta dhe momente të përbashkëta kanë mjaftuar për të bindur publikun se dyshja janë bashkë prej kohësh.
Tashmë, duket se thashethemet janë shndërruar në realitet, dhe çifti po përgatitet për një nga momentet më të rëndësishme të jetës së tyre.
Dasma e Megi Pojanit dhe Endri Çekiçit pritet të jetë një nga ngjarjet më të komentuara të vitit 2026 në showbiz-in shqiptar./ E.K
Ky eshte Lajm.Cfare Kenaqesie qe na dhate qysh ne mengjez,Cekici Lojtar i Madh dhe me Emer ne Bote(Une nuk e di a luan ai me apo jo),me Megi Pojanin,Vajzen me Intelegjente ne Rruzullin Tokesor.Bahhhh,cfare Lajmi.
Ka lezet goce pa password
Mos o trim, mos e hap ate dere... Nejse, mos harro te ftosh edhe te gjithe dashnoret e Megit.
Vajze per shtepi!
Mere shoku se ta jap une me 100 firma qe nuk eshte me barre.
Jo Cekic Jo, joooooooo. Mos
Lum si shoket e komshinjt e tu o çekan.