Ceremonia e Golden Globe Awards u mbajt mbrëmë në Beverly Hills dhe yjet e klasit A zbarkuan në kodin postar 90210 me një stil spektakolar.
Vetëm një javë pasi Critics Choice Awards dhanë shenjat e para se si mund të zhvillohen Oscar-ët, Golden Globes arriti të nxjerrë nga “letargjia dimërore” edhe më shumë personazhe të famshëm për tapetin e tij të mbushur me energji.
Nga të dy anët e Atlantikut pati emra të mëdhenj: yjet e kopertinës së Bazaar Aimee Lou Wood dhe Erin Doherty, Jessie Buckley dhe Amal Clooney, si dhe emra të njohur të Hollivudit si Elle Fanning, Jennifer Lawrence dhe Zoë Kravitz.
Ishte një natë veçanërisht festive për talentin britanik, me shumë emra, filma dhe seriale që u shpërblyen. Jessie Buckley fitoi Golden Globe për Aktorja më e Mirë, ndërsa “Adolescence” u shpall seriali më i mirë limituar. Stephen Graham dhe Erin Doherty fituan respektivisht çmimet për Aktorin më të Mirë dhe Aktorja më e Mirë në rol dytësor për këtë serial shumë të vlerësuar nga kritika.
Në tapetin e kuq, moda ishte e mbushur me glamour të pastër hollywoodian. Shumë yje i qëndruan besnikë shtëpive të tyre të modës dhe kontratave si ambasadorë: Ayo Edebiri me Chanel, Jessie Buckley që po shndërrohet në “muza” të Dior nën drejtimin e ri të Jonathan Anderson, si dhe Britt Lower që i qëndroi besnike Loewe. Më poshtë janë 12 yjet më të veshur bukur të Golden Globes 2026, me të gjitha detajet e veshjeve të tyre.
1. Jessie Buckley me Dior
Fituesja e çmimit për Aktoren më të Mirë për rolin në Hamnet, Jessie Buckley zgjodhi një fustan saten blu të hapur nga Dior, me qëndisje delikate me lule dhe taka pastel që përputheshin me veshjen.
2. Ayo Edebiri me Chanel
Ylli i The Bear u shfaq në tapetin e kuq me një fustan Chanel prej kadifeje dhe sateni të zi, off-the-shoulder, i fiksuar në supe me brosha që shkëlqenin. Pamjen e kompletoi me bizhuteri Tiffany & Co.
3. Jennifer Lawrence me Givenchy
Jennifer Lawrence ishte një nga të paktat që përqafoi trendin transparent me një fustan të porositur posaçërisht nga Givenchy, prej materiali të hollë dhe me motive lulesh.
4. Elle Fanning me Gucci
Elle Fanning u shfaq si një Hirushë moderne me një fustan magjepsës nga Gucci, me dekolte në formë V dhe i zbukuruar me mijëra lule të vogla, i shoqëruar me bizhuteri Cartier.
5. Jenna Ortega me Dilara Findikoglu
“Mbretëresha e re e filmave horror” u kthye sërish tek stili gotik romantik me një fustan të zi nga Dilara Findikoglu, me supe me thekë dhe rruaza dekorative.
6. Renate Reinsve me Louis Vuitton
Aktorja e Sentimental Value erdhi me një fustan metalik ngjyrë argjendi të errët nga Louis Vuitton, me thekë dhe bizhuteri Boucheron.
7. Britt Lower me Loewe
Ylli i Severance zgjodhi një fustan smerald nga Loewe, me një dekolte të butë si shall, duke qëndruar besnike markës së saj të preferuar për tapetin e kuq.
8. Teyana Taylor me Schiaparelli
Teyana Taylor shkëlqeu me një fustan couture nga Schiaparelli, me një dekolte të rrjedhshëm dhe një fjongo të madhe të mbuluar me kristale në pjesën e pasme, i kombinuar me bizhuteri Tiffany & Co.
9. Leighton Meester me Miu Miu
Leighton Meester solli shkëlqim në tapetin e kuq me një fustan rozë të zbehtë me sequins nga Miu Miu, me një brez saten të verdhë dhe bizhuteri Kendra Scott.
10. Aimee Lou Wood me Vivienne Westwood
Aimee Lou Wood përfaqësoi stilin britanik me një fustan floral të zi off-the-shoulder nga Vivienne Westwood, me fund voluminoz, bizhuteri David Yurman dhe këpucë Jimmy Choo.
11. Emily Blunt me Louis Vuitton
Emily Blunt zgjodhi një pamje elegante të bardhë nga Louis Vuitton: një xhaketë me një sup dhe mantel të integruar, me kopsa kristali dhe një fund të gjatë me efekt mermeri, e shoqëruar me bizhuteri Tiffany & Co.
12. Selena Gomez me Chanel
Selena Gomez solli glamour-in e Hollivudit të vjetër me një fustan të zi prej kadifeje nga Chanel, të ngushtë pas trupit, me një jakë të bardhë prej puplash off-the-shoulder./ E.K
Burimi: Bazzar - Nga Hannah Thompson
Lini një Përgjigje