Supermodelja dhe aktorja e njohur Emily Ratajkowski shkaktoi një valë reagimesh në rrjetet sociale me një postim të fundit në Instagram, ku publikoi një video duke bërë twerk brenda një dyqani në Nju Jork, për t’i shprehur mbështetjen kryetarit të ri të bashkisë, Zohran Mamdani.
Në fillim të karuselit të publikuar, Ratajkowski shfaqet në një video duke kërcyer në korridoret e një “bodega” (dyqani ushqimesh) në Nju Jork teksa mban një fund të zi transparent dhe një bluzë të shkurtër, me një stil më provokues sesa zakonisht. Videoja u shoqërua me mbishkrimin “Mamdani’s New York!!”, një referencë e qartë për kryetarin e ri të bashkisë së Nju Jorkut, i cili u betua në detyrë më 1 janar.
Karuseli i postimit përfshinte edhe një foto ku Ratajkowski shihet e veshur modest me hixhab të bardhë gjatë një vizite në një xhami, si dhe një selfie ndryshe dhe një foto familjare me djalin e saj katërvjeçar gjatë një festivali Halloween.
Reagimet në komente kanë qenë të përziera: disa e quajtën provokues dhe pa respekt për simbolika të ndryshme fetare dhe kulturore, ndërsa të tjerë e morën postimin me humor, duke e komentuar spontanitetin e videos së saj.
Zohran Mamdani, i zgjedhur si kryebashkiak i Nju Jorkut, bëri histori si kryetari i parë mysliman i qytetit./E.K
Burimi: Hello Magazine
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje