Një konflikt i ashpër familjar ka dalë në dritë publike mes këngëtares së njohur kosovare dhe kandidates për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Edona Llalloshi, dhe ish-bashkëshortit të saj, Gazmond Haxhifejzullahut.
Ky i fundit ka bërë deklarata të forta në një intervistë për Insajderin, duke ngritur akuza të rënda ndaj ish-partneres së tij, duke pretenduar se ajo po shkel vendimet e gjykatës dhe po përdor fëmijët si mjet presioni dhe hakmarrjeje pas kërkesës së tij për ndarjen e pasurisë së përbashkët.
Sipas tij, prej më shumë se tetë muajsh nuk ka pasur asnjë kontakt me fëmijët e tij, një situatë që e përshkruan si dramatike dhe jashtëzakonisht të dhimbshme.
“Jam i përjashtuar plotësisht nga jeta e fëmijëve të mi. Nuk më lejohet as t’i shoh, pavarësisht vendimeve të gjykatës”, është shprehur ai.
Një nga pikat më të forta të akuzave lidhet me atë që ai e quan “kurthi me fallxhore”. Haxhifejzullahu pretendon se gjithçka filloi të përkeqësohej në momentin kur Edona Llalloshi, sipas tij e ndikuar nga motra, filloi t’i besonte këshillave të një fallxhoreje.
“Këtu nisi shkatërrimi i familjes. Vendimet nuk merren më në bazë të arsyes, por të parashikimeve”, ka deklaruar ai, duke e konsideruar këtë si një faktor kyç që solli krisjen përfundimtare të marrëdhënies.
Paralelisht, ai thotë se kërkesa e tij për ndarjen e pasurisë së përbashkët ka qenë një tjetër shkak i rëndësishëm që ka thelluar konfliktin dhe ka sjellë, sipas tij, përjashtimin nga jeta e fëmijëve.
Kujtojme se ish-bashkëshorti i këngëtares së njohur është arrestuar me parë për dhunë në familje./ E.K
Burimi:Insajderi
Kur martohesh me kengetare ca mund te presesh?
keto fallxhoret duhen djegur te gjalla sepse po shkaterrojne me mijera familje ne ballkan.