Një histori e trishtë ka tronditur Mbretërinë e Bashkuar, pasi Andre Yarham, 24-vjeçari i diagnostikuar me formën e rrallë të demencës frontotemporale, ndërroi jetë më 27 dhjetor në një hospice në Norfolk. Ai ishte vetëm 22 vjeç kur mjekët konfirmuan sëmundjen, e cila zakonisht prek të moshuarit.
Andre jetonte në Dereham, Norfolk, dhe simptomat e para u shfaqën në vitin 2022, kur nëna e tij, Samantha Fairbairn, vuri re ndryshime në kujtesë, lëvizje dhe sjellje. Gjatë përkeqësimit të gjendjes, ai humbi aftësinë për të folur dhe për të ushqyer veten, por sipas nënës, mbajti deri në fund buzëqeshjen dhe personalitetin e tij të veçantë.
Në një akt fisnik për të ndihmuar kërkimin shkencor, familja vendosi të dhurojë trurin e Andre për studime shkencore, me shpresën se rasti i tij do të ndihmojë studiuesit të kuptojnë më mirë demencën dhe të gjejnë mënyra të reja trajtimi.
Nëna e tij i bëri thirrje komunitetit që të kuptojë se demenca “nuk zgjedh moshë” dhe se është një sfidë e madhe për familjet që përballen me të./E.K
Burimi: The Independent
Lini një Përgjigje