Mbesa e Donald Trump: Politika është e rrezikshme, do të qëndroj larg saj

8 Janar 2026, 09:03Lifestyle TEMA
Mbesa e Donald Trump: Politika është e rrezikshme, do të

Kai Trump, mbesa 18 vjeçare e Donald Trumpit, ka tërhequr vëmendje të madhe pas paraqitjes në podcastin “Impaulsive” të Logan Paul.

Ajo theksoi qartë se nuk dëshiron të ketë asnjë lidhje me politikën, duke e cilësuar atë si “një gjë të rrezikshme”, pavarësisht se vjen nga një familje shumë e njohur politike.

Kai, e cila është golfiste e suksesshme dhe këtë vit fillon studimet në Universitetin e Miamit, tha se mundohet të qëndrojë larg politikës dhe nuk e sheh veten si politikane në të ardhmen.

Ajo theksoi se shoqëria është bërë tepër e polarizuar dhe se zgjidhja qëndron te kompromisi dhe gjetja e mesatares mes palëve.

Sipas saj, rrjetet sociale kontribuojnë ndjeshëm në thellimin e ndarjeve ekstreme.

Edhe pse deklaroi se gjithmonë do ta mbështesë familjen e saj, Kai u përshkrua si një person “në qendër” politikisht.

Deklaratat e saj u pritën shumë pozitivisht në internet, ku shumë e vlerësuan për pjekurinë dhe mënyrën e balancuar të të menduarit.

Gjatë bisedës, ajo foli edhe për vështirësitë e jetës nën mbrojtjen e vazhdueshme të Shërbimit Sekret, veçanërisht në jetën private, duke përmendur situata të sikletshme gjatë takimeve romantike.

Megjithatë, tha se po përpiqet të mësohet me këtë realitet, sidomos pasi gjyshi i saj u rikthye si president./ E.K

4 Komente

  1. P
    Polat

    E ka jeten e zgjidhur kjo migo

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nje lexues

      Pa buze te fryra, pa hunde te bere, pa boje dhe pa botox! Perse na e botoni kete "shemtire" dhe na prishni diten? Po shyqyr qe mjafton te shohesh me poshte dhe te "ngopesh".

      Përgjigjjuni
      1. P
        Ptuh

        Edhe ti je mangut ne politiken amerikane moj sherabajge. Nuk mjafton vjehrri, dhendri, e bija, i biri dhe krushku, te gjithe neper pozicione te larta si ambasadore dhe keshilltare. Eshte bere Ameriqia bordelloja e familjes Trap.

        Përgjigjjuni
        1. X
          X

          Avash nga gjyshi se e ke pervers maniak qe lavderon shalet e te bijes. Sa per politike, do hyje i biri autik avdall i gjyshit dhe i Melanomes, Amerika do behet monarkia Trap dhe do dhitet e tera.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje