Këngëtarja me famë botërore, Rihanna, ka rikthyer vëmendjen e rrjeteve sociale me një set fotosh tejet provokuese, të publikuara së fundmi në Instagram. Artistja shfaqet e veshur vetëm me të brendshme të kuqe, duke vënë në pah linjat e saj trupore dhe sensualitetin që e karakterizon.
Rihanna është rikthyer edhe këtë vit si fytyra kryesore e koleksionit për Ditën e Shën Valentinit, duke prezantuar një linjë të re të frymëzuar nga Afërdita, perëndesha e dashurisë dhe bukurisë në mitologjinë greke.
Në konceptin artistik të fotosesionit, këngëtarja pozon përpara një sfondi me kolona në stilin e lashtë grek, duke mishëruar fuqinë femërore, elegancën dhe sensualitetin.
Në disa prej imazheve, ajo shfaqet me reçipeta elegante, ndërsa në poza të tjera në qendër të vëmendjes janë të brendshmet e kuqe me detaje dantelle, të cilat theksojnë format e saj trupore. Postimin, Rihanna e shoqëroi me frazën:
“Afërdita ishte e egër”, duke i dhënë edhe më shumë kuptim temës provokuese të fushatës.
Fotot kanë marrë mijëra pëlqime dhe komente brenda pak minutash, duke “ndezur” rrjetin dhe duke konfirmuar edhe një herë statusin e saj si ikonë e stilit dhe sensualitetit./E.K
Po çfarë vëmendjet!!!! Rihana sa një shtupë(tapë ) shisheje çmend rrjetin!
1.73 cm. Kot per kuriozitet sa je ti?