Yulia Burtseva, influencere italiane me mbi 73,000 ndjekës në Instagram, ka ndërruar jetë në moshën 38-vjeçare pas një ndërhyrjeje estetike në një klinikë private në Moskë.
Burtseva jetonte në Napoli, Itali, së bashku me bashkëshortin dhe vajzën e tyre të vogël, dhe kishte udhëtuar drejt kryeqytetit rus një ditë para procedurës. Sipas mediave ndërkombëtare, pas operacionit gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua papritur, dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ajo nuk mundi të shpëtohej. Autoritetet ruse kanë nisur një hetim penal për të sqaruar rrethanat e vdekjes.
Vetëm pak orë para ndërhyrjes, influencuesja kishte postuar një video nga një kafene luksoze në Moskë, duke treguar se ishte e qetë dhe e buzëqeshur, çka ka shtuar tronditjen tek ndjekësit e saj.
Ndjekësit dhe fansat e Yulia-s kanë shprehur ngushëllimet dhe habinë e tyre për këtë humbje të papritur./ E.K
Burimi: People.com
Italiane ju duket ju gazetareve kjo?