Fotot: Këngëtarja e njohur e nis vitin me pushime në Maldive, ekspozon asetet

6 Janar 2026, 11:35Lifestyle TEMA
Fotot: Këngëtarja e njohur e nis vitin me pushime në Maldive,

Këngëtarja dhe ish-anëtarja e Pussycat Dolls, Nicole Scherzinger, ka ndezur imagjinatën e fansave gjatë fundjavës, teksa ndau një sërë fotosh provokuese nga pushimet e saj në Maldive, ku po kalon kohë me të fejuarin e saj, Thom Evans.

Në fotot e publikuara, 47-vjeçarja shfaqet me bikini që nxjerrin në pah format e saj mbresëlënëse, këmbët e gjata dhe linjat trupore, ndërsa shijonte diellin dhe oqeanin kristaltë të Maldive.

Përveç momenteve relaksuese, Nicole tregoi se ruan trupin e tonifikuar duke ndarë një video ku praktikon artin luftarak Muay Thai, duke demonstruar forcën dhe disiplinën e saj në stërvitje.

Duke i shoqëruar fotot me një mbishkrim inspirues, këngëtarja u dërgoi ndjekësve urimet për Vitin e Ri 2026: “Shpresoj që të gjithë ta kenë nisur bukur Vitin e Ri. E hëna e parë, duke mësuar diçka të re, Muay Thai.”/ E.K

Burimi: Daily Mail

Lini një Përgjigje