Lajmi për ndarjen mori jehonë ndërkombëtare, modelja shqiptare Angela Martini surprizon me foton krah partnerit

5 Janar 2026, 18:00Lifestyle TEMA
Lajmi për ndarjen mori jehonë ndërkombëtare, modelja

Beqaria e ish-përfaqësueses së Shqipërisë në “Miss Universe” rezultoi të jetë vetëm e përkohshme. Këtë fillimviti, ajo e kaloi duke festuar me babain e djalit të saj, Drago Savulescu.

Mes disa fotove të publikuara në Instagram, nuk mungon ajo ku shfaqen të dy krah njëri-tjetrit.

Lajmet për ndarje tashmë i përkasin së shkuarës, sipas Angela Martinit.

Në tetor të vitit të shkuar, TMZ raportoi se Angela kishte paraqitur kërkesën për divorc në gjykatë, duke cituar si arsye “mosmarrëveshje të pakapërcyeshme”. Dokumentet ligjore shënojnë datën 24 tetor si ditën e ndarjes.

Sipas mediave rozë, çifti nuk do të ketë nevojë të diskutojë për kujdestarinë apo pensionin ushqimor, pasi mosmarrëveshjet janë zgjidhur pa u mbyllur viti.

Angela Martini dhe Drago Savulescu u martuan në dhjetor të vitit 2017 dhe kanë një djalë tre-vjeçar, Kyre Martini Savulescu./ E.K

4 Komente

  1. K
    Kleo

    Pune ciganesh rumune

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hana

      jehonë ndërkombëtare

      Përgjigjjuni
    2. N
      Niku

      "Mori jehone nderkombetare", hahaha. Ne fakt kete lajm e kishin te gjitha mediat ketej, deri sa u be kjo e Venezueles. Te gjithe me syte nga Anxhela dhe Drago, mezi po prisnim cfare do behej. Shyqyr qe e gjeten me njeri-tjetrin se gjynah te prishej kjo familje kaq e mire.

      Përgjigjjuni
      1. a
        aleks

        mire qe u bashkuan se s'po na zinte gjumi,

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje