“Filmat origjinalë po zhduken”, DiCaprio kritikon gjendjen e industrisë së filmit

5 Janar 2026, 15:52Lifestyle TEMA
“Filmat origjinalë po zhduken”, DiCaprio kritikon gjendjen e

Leonardo DiCaprio ka ngritur shqetësime serioze mbi gjendjen aktuale të industrisë së filmit, duke theksuar se filmat origjinalë sot janë më të vështirë për t’u realizuar dhe për t’u mbrojtur në tregun global të kinemasë.

Aktori i njohur hollivudian foli gjatë Palm Springs International Film Festival, ku përmes një video-mesazhi të pararegjistruar u ndal te rëndësia e kinemasë si përvojë e përbashkët dhe jo thjesht si “përmbajtje” për konsum të shpejtë.

“Filmat janë ende të destinuar të përjetohen së bashku, në një sallë kinemaje. Ky besim sot ka më shumë rëndësi se kurrë. Filmat origjinalë janë më të vështirë për t’u bërë dhe më të vështirë për t’u mbrojtur, por kinemaja ende ka vlerë”, u shpreh DiCaprio.

Sipas tij, përballë dominimit të platformave streaming dhe projekteve komerciale, arti i vërtetë i kinemasë rrezikon të humbasë identitetin, nëse nuk mbrohet krijimtaria dhe tregimi i historive të ndërtuara për ekranin e madh.

DiCaprio nuk ishte i pranishëm fizikisht në festival për shkak të kufizimeve të udhëtimit, por mesazhi i tij mori vëmendje të madhe në mediat ndërkombëtare, duke hapur sërish debatin mbi të ardhmen e filmave origjinalë dhe sallave të kinemasë./ E.K
Burimi: Associated Press

2 Komente

  1. Y
    Yjet e kinemetografis

    Holliwood shpenzon qindra mijēra miliard USD nē sallē obscur, ku brēnda disa vitesh dalin nga moda.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tirana e Re

      Aktor i shkelqyer, me talent natyral..i vleresuar shume me te drejte

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje