Kërkonte favore seksuale për të të bërë pjesë në ‘Grande Fratello’, Moderatori Alfonso Signorini nën hetim në Milano

5 Janar 2026, 11:31Lifestyle TEMA
Kërkonte favore seksuale për të të bërë pjesë

Alfonso Signorini, gazetari dhe prezantuesi i njohur italian, është nën hetim nga prokuroria e Milanos pas kallëzimeve të depozituara nga ish-pjesëmarrësi i Grande Fratello (Big Brother), Antonio Medugno. Hetimi lidhet me pretendime për dhunë seksuale dhe shantazh, të cilat aktualisht po shqyrtohen nga autoritetet italiane.

Hetimi ndaj Signorini është në fazën fillestare. Ai nuk është akuzuar në mënyrë përfundimtare dhe nuk ka vendim gjyqësor që të vërtetojë pretendimet për dhunë ose shantazh. Prokuroria po analizon provat dhe dëshmitë e paraqitura nga ish-pjesëmarrësi.

Sipas mediave italiane, Signorini kishte njoftuar vetëpezullimin e menjëhershëm nga Mediaset, për shkak të akuzave të ngritura nga Corona në kanalin e tij në YouTube, “Falsissimo”.

Për t’u përballur me hetimet, Signorini ka ndryshuar avokatët, duke zgjedhur dy emra të njohur: Daniela Missaglia dhe Domenico Aiello. Missaglia, ekspertja e të drejtës së familjes dhe e individit, ka përvojë në ndarje të famshme si ajo midis Nina Moric dhe Fabrizio Corona, ndërsa Aiello është avokat penalist me përvojë në çështje të komplikuara të korrupsionit dhe kontratave publike.

“Ne kemi të gjitha mjetet për të provuar se denoncimi është i shpifur dhe autorët janë të gatshëm të shkatërrojnë jetën e njerëzve për të fituar miliona euro. Kjo është ajo që unë e quaj ‘etika e mbeturinave’”, ka deklaruar Aiello, duke iu referuar akuzave kundër Signorini./ E.K 
Burmi:ANSA

Lini një Përgjigje