FOTOT/ Pas lindjes së vajzës së tyre, influencerja dhe futbollisti i Kombëtares ndajnë çaste familjare

5 Janar 2026, 13:06Lifestyle TEMA
FOTOT/ Pas lindjes së vajzës së tyre, influencerja dhe

Pas disa muajsh, Vesa Vllasaliu ka ndarë me ndjekësit momente nga festa e “babyshower”-it për vajzën e saj, e cila erdhi në jetë në dhjetor 2025.

Fotot tregojnë se Vesa ka përzgjedhur çdo detaj të festës në ngjyrë rozë, duke nisur që nga veshja e saj elegante. Ajo shfaqet me një fustan të ngushtë rozë që nxjerr në pah barkun e rrumbullakosur, duke u dukur tejet elegante dhe e lumtur.

Krah saj ishte partneri i saj, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku, dhe së bashku shijuan një festë të ngrohtë dhe intime me miqtë më të afërt dhe familjarët, e cila u zhvillua më 9 nëntor 2025, rreth një muaj para ardhjes në jetë të vogëlushes Miresa.

Lajmin e bukur për ndjekësit e ka ndarë vetë Daku në rrjetet sociale, duke zbuluar emrin dhe gjininë e foshnjës. Ai ka ndarë edhe një foto të dorës së vogël të Miresës, duke shkruar:
"Elhamdulilah! Falënderimi i takon vetëm Krijuesit për këtë ndjenjë. Miresa ime, të uroj shëndet dhe shumë fat në jetë!"/ E.K

1 Komente

  1. T
    Tirana e Re

    Te trashegoheni

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje