Jimmy Kimmel fiton Critics Choice Award, batuta ironike për Trump merr gjithë vëmendjen

5 Janar 2026, 13:58Lifestyle TEMA
Jimmy Kimmel fiton Critics Choice Award, batuta ironike për Trump merr

Jimmy Kimmel fitoi për herë të dytë në karrierë çmimin Critics Choice Award për “Best Talk Show”, duke reflektuar hapur për vitin e trazuar që ka kaluar emisioni i tij Jimmy Kimmel Live!. Pas ceremonisë së mbajtur më 4 janar 2026 në Santa Monica, prezantuesi 58-vjeçar pranoi se muajt e fundit kanë qenë një sfidë e madhe personale dhe profesionale.

Në dhomën e fituesve, Kimmel e përshkroi pezullimin gjashtëditor të emisionit në shtator si një “përvojë gati fatale” në aspektin emocional. Ai e krahasoi situatën me ndjesinë e Tom Sawyer dhe Huck Finn që shohin varrimin e tyre, duke iu referuar reagimeve publike pasi emisioni u hoq përkohësisht nga transmetimi për shkak të deklaratave të tij mbi vdekjen e Charlie Kirk.

Edhe pse u rikthye në ekran më 23 shtator, Kimmel vazhdoi të përballej me kritika dhe sulme nga presidenti Donald Trump, i cili ka kërkuar vazhdimisht anulimin e emisionit. Megjithatë, mbështetja e publikut dhe komunitetit artistik rezultoi vendimtare.

Në fjalimin e pranimit të çmimit, Kimmel falënderoi shkrimtarët, aktorët, producentët dhe sindikatat që e mbështetën, duke theksuar rëndësinë e lirisë së fjalës. Me humorin e tij karakteristik, ai ironizoi edhe mungesën e rivalëve në ceremoni dhe nuk la pa përmendur presidentin Trump, duke thënë se pa të, çmimi nuk do të ishte fituar. Ai e quajti presidentin “Donald Jennifer Trump” dhe tha: “Faleminderit, Z. President, për të gjitha gjërat e shumta qesharake që bën çdo ditë.”

Ky moment erdhi në një kohë kur marrëdhënia midis Kimmel dhe Trump ka qenë shpesh e tensionuar, përfshirë edhe debatin rreth lirisë së shprehjes dhe kritikave politike nga shou‑i i Kimmel.

Kimmel e mbylli fjalën me një mesazh të qartë: presioni nuk e ka heshtur, përkundrazi e ka forcuar zërin e tij në ekran./ E.K
Burimi: VARIETY

4 Komente

  1. D
    Darius

    Pata një përvojë të tmerrshme me një kompani të rreme investimesh që më mashtroi plotësisht. Investimi im i parë i vogël u shlye, gjë që më ndërtoi besimin. Më vonë, një anëtar i stafit më kontaktoi nëpërmjet WhatsApp dhe më inkurajoi të riinvestoja. Këtë herë, futa një shumë të madhe nga kursimet e mia të jetës. Gjithçka dukej mirë derisa u përpoqa të tërhiqja fitimet e mia - papritmas, llogaria ime u çaktivizua. Iu drejtova të njëjtit anëtar të stafit, i cili më drejtoi te zyra e tyre e mbështetjes. Ata vazhduan të kërkonin tarifa, të cilat i pagova, por unë prapë nuk munda të hyja në fondet e mia. Duke e kuptuar se ishte një mashtrim, kërkova ndihmë dhe u referova te Trustwavehackerstech, një ekip profesional rikuperimi. Ata gjurmuan dhe e rikuperuan me sukses investimin tim të humbur. Jam thellësisht mirënjohës dhe ia rekomandoj shërbimet e tyre kujtdo që është në një situatë të ngjashme. Email: Trustwavehackerstech2 @ gmail com

    Përgjigjjuni

      1. B
        Bac

        GJIGAND

        Përgjigjjuni
        1. h
          himariotiqis

          Ky eshte monoton dhe i bezdisur ne emisionet e tij te darkes, cmimin ja kane dhene ata qe urrejne Trump dhe te terheqin vemendjen e popullit american qe i ka abandonuar demokratet me programet e tyre absurde anti familjes dhe shoqerise, sic duket Trump do te fitoje edhe njehere tjeter...Ha..ha...

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje